I dehur vrau gruan dhe kunatën në Ballsh, autori: Ja pse s'e lashë të shkonte te prindërit

REPORT TV zbardh dëshminë e autorit të vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e djeshme. Gazment Musta ka deklaruar para grupit hetimor se shkak nuk ka qenë xhelozia, por kërkesa e saj për të shkuar te prindërit. Ai është shprehur se nuk e lejoi gruan që të shkonte te prindërit e saj për Vitin e Ri, pasi nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata” mësohet se ka thënë autori. Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës dy fëmijët e çifit 3 dhe 7-vjeç ishin në banesë, por jo në dhomën që ndodhi ngjarja, ndërsa fqinjët tregojnë se ishin mjaft të tronditur (lexo këtu).

Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar te prindërit. Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia.

Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti e vdekur (lexo këtu lajmin e plotë). Dy motrat Caushaj u përcollën sot në orën 13:00 për në banesën e fundit në fshatin Drizar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 03/01/2019 22:09

    Sa e dhimbshme kur lexon fjalet e dy Engjujve te pafajshem qe mbeten pa nenen e tyre. Sa mund te kete njeriu ne shpirtin e tij energji kriminale qe te beje nje krim makaber. Prinderit e vet i vizitoi i vetmuar e gruaja do duhej te mbyllej ne banes dhe mos te kete te drejte te shkoje tek prinderit e saj. Ky eshte kulmi i shizofrenise,semundja me e keqe qe mund te kete njeriu. Le te kalbet ne burg.

    Përgjigju
  • Tirona: 03/01/2019 15:52

    Po boini nji gjilpon ca e mani me buk ket moster.

    Përgjigju
  • Levanjaku: 03/01/2019 11:55

    KETA Caushajt te vrasin naten dhe te vijne NE funeral diten .POR KETE radhe e pesuan .PRINDERIT CAUSHAJ GERRMONI HISTORITE E TYRE .TE FTOJNE PER DARKE DHE TE HELMOJNE ME FJALE DHE USHQIM DHE TE HEDHIN NE KANAL .PYESNI NE LAVAN CFARE KA NDODHUR .XHAXHAI I FIQIRI CAUSHAJT E HODHI NE KANALIN VJOSE LEVAN FIER LEVANJAKUN DHE SI HYRI GJEMB NE KEMBE .E KANE BERE MIRE DHE E BEJNE SHUME MIRE SPIUNLLEKUN .JANE OFENDUES TE TMERRSHEM .SA TE COJNE DREJT KONFLIKTIT PA ZGJIDHJE .

    Përgjigju
    • Ervini: 03/01/2019 20:06

      Ja nje cope mishi qe mund ta justifikoje kete kafshen, puuuu ca lloj monstrash mban ky dhè!!!!!

  • Fredi: 03/01/2019 10:52

    As neandërtalët nuk benin vrasje të tilla , bajgë! Le të rrijë brenda tani të kalbet në burg! Budalla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen