Fëmijët dhe pushimet verore

Fëmijët dhe pushimet verore
TIRANE - Për fëmijët të cilët janë mësuar me një rutinë gjatë kohës së shkollës (ngritja në një orar, orari i mësimit etj.) pushimi mund të kthehet në një “kohë të lirë” të mërzitshme. Prandaj përpiquni që edhe gjatë pushimit të kenë orare të rregullta fjetjeje dhe ngritjeje nga gjumi.

Pushimi është një mundësi e mirë për të kaluar prindërit pak kohë bashkë me fëmijët. Gjatë kësaj periudhe mundohuni të kaloni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj. Ne do t’u ofrojmë disa këshilla që pushimet t’i kaloni sa më mirë.

Tregoni kujdes ndaj ushqimeve të konsumuara gjatë pushimeve. Bëni të mundur që fëmija të konsumojë ushqime të shëndetshme dhe të hajë në orare të caktuara.

Në lidhje me përdorimin e kompjuterit dhe internetit mund të bëni një marrëveshje. Nuk duhet qëndruar më shumë se dy orë në ditë para televizorit dhe kompjuterit.

Kompjuterin apo televizorin vendoseni në një dhomë e cila përdoret nga të gjithë.

Mos shikoni programe televizive të parëndësishme, të papërshtatshme dhe që përmbajnë elemente të dhunshme.

Ftoni mysafirë në shtëpi dhe organizoni ndeja apo darka pa televizor.

Ndani më shumë kohë për hobitë tuaja. Mund të merreni me ndonjë art dore apo hobi të ri.

Provoni të organizoni aktivitete si pikniqet, ngasje biçiklete, fluturimi I balonave, luajtja me top, ecja, peshkimi, noti, shëtitjet e të tjera. Por qëndroni larg aktiviteteve të rrezikshme.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ