Fëmijët dhe të moshuarit, çfarë 
duhet të hani për të “forcuar” kockat

Fëmijët dhe të moshuarit, çfarë <br />duhet të hani për të “forcuar” kockat
“Në prodhimet shtazore gjenden një përmbajtja e lartë e kalcimuit. Këshillohet për fëmijët të cilët nuk kanë shumë zhvillim dhe për të moshuarit që vuajnë nga kockat”
 
Kockat sa vijnë dhe dobësohen kur nuk zhvilloni aktivitet fizik, kur vuani nga sëmundje të ndryshme apo kur keni dhimbje të tyre. Për shkencëtarët dhimbja e kockave është një problem për pjesën më të madhe të të moshuarve, por nëse ndjekin disa rregulla strikte me ushqimin dhe me stërvitjen, atëherë kanë mundësi për të mos patur prombleme me kockat. Një grup shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë studjuar kockat e më shumë se 50 personave për një vit rresht dhe kanë arritur në përfundimin se cilat janë ushqimet apo frutat që përmbajnë kalcium, përbërje që forcon kockat.

Portokalli
Portokalli ka nivel të lartë të kalciumit, lëndë që mban kockat më të qëndrueshme. Gjithashtu portokalli përmban vitaminën C, që rrit prodhimin e qelizave të bardha të cilat forcojnë imunitetin. Portokalli këshillohet që të konsumohet në çdo stinë, sidomos, në verë kur trupi i njeriu është në kontakt të vazhdueshëm me ujin.

Prodhimet shtazore
Qumështi, kosi, djathi duhet të kosnumohen nga fëmijët deri tek të moshuarit. Në këto prodhime shtazore gjenden një përmbajtja e lartë e kalcimuit. Këshillohet për fëmijët të cilët nuk kanë shumë zhvillim dhe për të moshuarit që vuajnë nga kockat. Sipas studimit, dy gota qumësht ose një pjatë kos i japin trupit të njeriut rreth 25% të kalciumit që i duhet të ketë në një ditë.

Peshku
Bashkë me prodhimet shtazore kanë përmbajtjen më të lartë të kalciumit. Duke filluar nga salmoni, sardelet dhe peshku koc, të gjithë duhet të konsumohen, nga të moshuarit dhe nga të rriturit. Për të mos patur prombleme me kockat këshillohet që të hani vazhdimisht peshk, sidomos peshkun e rritur në det. Gjithashtu peshku ka emega 3, një lëndë e cila ndihmon kockat për të qënë më të qëndrueshme, duke përballuar dhimbjet e ndryshme që mund të kenë të moshuarit.

Veza dhe spinaqi
Të dyja bashkë kanë 35% të kalciumit ditor, që trupi i njeriut e ka të domosdoshëm. Vezët dhe spinaqi përmbajën dhe vitaminën D, që nuk lejon dhimbjen e kockave. Vezët këshillohet të haen nga të moshuarit, ndërsa spinaqi nga çdo moshë, sidomos nga fëmijët.

Kalciumi
Sasia e kalcimit që duhet të konsumojë çdo grupmoshë është e ndryshme. Për fëmijët, shkencëtarët këshillojnë që të marrin minimum 250 mg kalcim. Për të rritur nga 20-45 vjeç duhet të kosnumohet 800 mg kalcim, ndërsa të rriturit duhet të marrin çdo ditë, 1000-1200 mg kalcim. Produkte të tjera ku gjendet kalcimi është dhe brokoli, lakra e zezë dhe soja.

Kujdesi
Nëse nuk merrni kalcim atëherë kockat e çdo personi pësojnë humbje të forcës dhe rritet rreziku që të pësoni thyerja ose dëmtime të ndryshme. Për të ruajtur nivelin e kalcimiu duhet të bëni dhe ushtrime fizike, si vrapi. Kjo për shkak se kockat nuk qëndrojnë “të fjetura” për shumë kohë duke prodhur një lëndë e cila i mban kockat më të forta.

Rreziku
Midis ushqimeve që këshillohen të konsumohen, shkencëtarët thonë se duhani dhe alkoli janë rreziku më i madhë i kockave. Kjo pasi alkoli largon kalcimin nga trupi i njerit, duke mos patur asnjë lëndë për ti forcuar, ndërsa duhani rrit rrezikun e osteoporozës.
 
Ushqimet
 
Djathi
Peshku
Qumështi
Kosi
Portokalli
Vezë
Spinaq
Brokoli
Soja
Lakrat
 
Nuk duhet
 
Alkoli
Duhani
Yndyrnat
Studimi

Brokoli mbron personat që kanë prombleme me sytë
Nëse keni prombleme me sytë apo mbani syze, atëherë duhet të kosnumoni çdo ditë brokoli. Ky produkt duhet të konsumohet i zier ose i skuqur, pasi mbron indet dhe lentet si dhe i bën rezistente ndaj dëmtimeve. Gjithashtu brokoli mbron qelizat e shëndetshmë për sytë si “lutein”, për të cilat syri i njeiut ka nevojë të jenë sa më të padëmtuara. Nëpërmjet konsumimit të brokolit, një person mund të përmisojë shikimin për 2 vjet nga 0.1-0.4. “Kemi studjuar më shumë se 150 raste dhe në të gjitha kemi vënë re një ulje të numërit drejt 0-s, për ata që kanë prombleme. Duhet ta konsumojë çdo person që ka syze”, - thonë studimet.
 
Mjekët: Mos përdorni vaj kundër rrezeve të diellit
Disa lloja të vajrave që përdorin femrat gjatë plazhit, mund të shkaktojnë kancer. Sipas një studimi në Britaninë e Madhe trupi i njeriut tërheq disa “rreze të këqija”, duke dëmtuar lëkurën që sjellin dhe kancerin e lëkurës. “Jo të gjithë por kryesisht vajrat të cilat kushtojnë pak janë më të rrezikshme që tu shkaktojnë kancer të lëkurës. Duhet të lexoni etiketat dhe mundësisht të pyesni njerëz të tjerë për vajrat të cilat kanë përdorur. Gjithashtu konsultoheni me mjekun për vajin që do të përdorni, pasi mund t’ju shkaktojë edhe alergji”, - thonë studimet në Britani.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!