Fëmijët e Klodiana Vefës marrin pjesë në homazhet për nënë e tyre! Vendosin 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq! Krybashkiaku italian: Nuk do t’iu lëmë vetëm

Fëmijët e Klodiana Vefës marrin pjesë në homazhet për nënë e tyre! Vendosin 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq! Krybashkiaku italian: Nuk do t’iu lëmë vetëm

Fëmijët e Klodiana Vefës në homazhe

ITALI- ‘Fëmijët e Klodiana Vefës nuk do t’i lëmë vetëm’, tha me emocione kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni.

Mbrëmjen e 29 shtatorit, kryebashkiaku, i cili e njihte personalisht Klodiana Vefën, organizoi një marshim ku ndezën qirinj në përkujtim të 37-vjeçares shqiptare, marshim ky edhe kundër dukurisë së dhunës ndaj grave.

Bashkë me kryebashkiakun ishin edhe fëmijët e Klodianës dhe Alfredit, 17 dhe 14 vjeç, të cilët hapën homazhet, ku morën pjesë qindra njerëz, së bashku me tezen dhe dajën.

Në kortezhin me pishtarë morën pjesë kryebashkiakët e Empolese Vadelsa, të cilët pas episodit të rëndë të dhunës vendosën të merrnin pjesë në procesion për të qëndruar pranë komunitetit të Castelfiorentino.

Të pranishëm ishin shumë familjarë, shumë të rinj dhe fëmijë! Heshtjen e thyenin vetëm hapat në asfalt, nga të qarat. Qindra njerëz morën pjesë në marshimin në qendër të qytetit.

Në fund të kortezhit me pishtarë, fëmijët e Klodianës vendosën një buqetë me 37 trëndafila të bardhë në stolin e kuq, simbol i dhunës ndaj grave, në Piazza Gramsci.

Pasi mësoi se burri vrau veten me armë zjarri, Falorni tha: “Është epilogu tragjik i kësaj historie të tmerrshme. Më kujtohet mbrëmja e djeshme, për të cilën falenderoj të gjithë, institucionet dhe qytetarët e pranishëm dhe përqafimin që komuniteti i Castelfiorentino mundi t'u jepte fëmijëve dhe familjes së Klodianës”.

Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dora: 30/09/2023 19:10

    U pervelofte ne flaket e ferrit i cmenduri qe la femijet jetim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë