Qeveria italiane pritet të miratojë së shpejti rregulla të reja për shkollat, që parashikojnë vendosjen e një kufiri maksimal për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë, si edhe ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në ambientet shkollore.
Njoftimin e bëri kryeministrja Giorgia Meloni gjatë një aktiviteti të organizuar nga të rinjtë e partisë së saj, ku tha se masat do të paraqiten në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.
“Në Këshillin e Ministrave do të sjellim një normë për numrin maksimal të nxënësve të huaj në klasa. Do të miratojmë edhe një tjetër që ndalon burkën dhe nikabin në shkolla. Fëmijët italianë nuk mund të ndihen pakicë në klasën e tyre. Nuk është e pranueshme që në një klasë italiane të ndihen të lënë mënjanë sepse janë bërë pakicë”, deklaroi Meloni.
Kryeministrja nuk dha detaje se cili do të jetë kufiri maksimal i nxënësve të huaj që do të lejohet në një klasë, ndërsa projektligjet pritet të shqyrtohen nga qeveria në ditët në vijim.
-
Europa duhet te veproje urgjent per te mbrojtur identitetin e tyre pa u arabizuar.ekstremi i majte e partite ekstra liberales ne angli.france .belgjike .spanje po shkaterojne shtetet e tyre
Përgjigju










Komente
Komento