Fëmijët janë xhelozë për njëri-tjetrin? Gabimi është i prindërve...Disa këshilla të vyera si ta parandaloni

Fëmijët janë xhelozë për njëri-tjetrin? Gabimi është i prindërve...Disa këshilla të vyera si ta parandaloni

Foto ilustruese

TIRANË- Xhelozia e vëllezërve dhe motrave është një dukuri mjaft e përhapur dhe shumë fëmijë e kalojnë këtë periudhë, megjithatë ka metoda që mund ta parandalojnë këtë ndjenjë te të vegjlit tanë.

Bright Side na sjell disa këshilla praktike që mund të përdorni për të parandaluar xhelozinë në mesin e fëmijëve tuaj.

Pranoni emocionet e fëmijës dhe mirëkuptojeni xhelozinë e tij, mos e shihni si diçka të gabuar! Ai thjesht ju do shumë sa nuk do t’ju ndajë më askënd.

Mos i krahasoni ato! Askujt nuk i pëlqen kur e krahasojnë me të tjerët

Qeshni me fëmijët tuaj, kjo zvogëlon ankthin te fëmijët dhe i bën ata të ndjejnë që ju i doni

Hiqni qafe çdo paragjykim gjinor! Nëse një djalë do të luaj me kukulla, apo një vajzë me makina nuk është e gabuar. Zgjidhja më e mirë është  të lejoni që fëmijët tuaj të kenë përvojë pavarësisht gjinisë së tyre. Kjo do t'i bëjë ata të mos ndiejnë xhelozi për njëri-tjetrin sepse secili do të ketë mundësi të barabarta.

Ndani përgjegjësitë në mënyrë të barabartë. Nëse fëmijët grinden me njëri-tjetrin, nuk mund të jetë vetëm njëri fajtor! Bëni të dy palët të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre.

Mos e fajësoni fëmijën tuaj. Edukatorë me përvojë sugjerojnë që është e rëndësishme të mos i bëni fëmijët tuaj fajtorë në sytë e njëri-tjetrit. Mundohuni të mos e kufizoni një fëmijë për hir të tjetrit dhe zgjidhni fjalët tuaja me kujdes.

Tregojuni atyre se është mirë të kesh një vëlla ose motër. Ju mund të motivoni një marrëdhënie të kujdesshme midis tyre duke lexuar libra dhe duke treguar karikatura se si është mirë të kesh vëllezër e motra.

...Fëmijët tuaj bëhen xhelozë? Cilat këshilla përdorni për të parandaluar xhelozinë mes njëri-tjetrit? Na i shkruani në koment...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja