Lulzim Miraka nga Gramshi babi i dy fëmijëve 13 dhe 15 vjeç kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore që ti kurojë fëmijët e tij të cilët mund të shërohen vetëm nëpërmjet një transplanti të veshkave. Ai bashkë më fëmijët enden dyerve të spitalit të pediatrisë në QSUT prej 9 muajsh.    

Por historia  dhe kalvari në spitale i kësaj familje nga Gramshi ka nisur rreth 9 muaj më parë. Dy fëmijët e vegjël, Endrina 13-vjec dhe Emanueli 15 vjeç kanë probleme me veshkat dhe kanë nevojë për transplant.

Që në fillim, nga 8 janari vajzës i bëra disa analiza dhe atje e zbulova. Për djalin nuk ashtu fare, kërkuan analiza gjenetike se ngulte këmbë doktori thonte është gjenetike, është e lindur. Ngulja këmbë që nuk kemi njeri në fis apo soj. Edhe çuni kishte vlera të larta të veshkave por as gjysmat e vajzës. Nëse rri në spital më duhet ti bëj transplant.” – u shpreh Lulzim Miraka.

Ai na rrëfeu se pati një takim me përfaqësues në kryeministri të cilët i thanë se çështja do të shqyrtohet.

Me përfaqësuesen e kryeministrisë e qava të gjithë hallin tim, i tregova të gjithë kronikën e ngjarjeve që më kanë ndodhur atje. Më dha shpresë që do ta zgjidhim këtë problem, do interesohen atje për të gjithë problemet e mia.” – u shpreh Lulzim Miraka.

Lulëzimi tregon për Report Tv se u ka qëndruar pranë fëmijëve në cdo cast për 9 muaj rresht.

E kam bërë spitalin shtëpi, kam 9 muaj rresht që i qëndroj pranë fëmijëve. Edhe govatë për të larë fëmijët, po i laj me ujë të ftohtë nëpër banjo, po i lutem për një kovë ujë të ngrohtë”. – u shpreh Lulzim Miraka.

Fëmijët janë trajtuar në spital me dializë, por sipas babait nuk po marrin një zgjidhje nga sistemi shëndetësor, ndaj ai apelon per ndihmë.

“I lutem kryeministrit, i lutem presidentit janë fëmijë, ashtu sikur kanë fëmijë vetë. Nëse këtu nuk i bëkan asnjë gjë të më ndihmojnë. Po i lutem çdo lloj personi që më ndihmon, edhe ambasadës e kush më dëgjon. Të më mundësojnë ti kuroj fëmijët e mi në vendin e tyre, ku do të shkoj unë. Unë them që do të më ndihmojnë sido të jetë unë them do më ndihmojnë. E besoj... ” – u shpreh Lulzim Miraka.

Report tv u interesua pranë ministrisë së Shëndetësisë se çfarë po bëhet me këtë familje të cilët na thanë se kjo çështje po ndiqet nga drejtoria e QSUT.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se transplanti ofrohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, jo në QSUT por në spitale private.

“Më ndihmoni...”