‘Fëmijët më mbajtën gjallë!’ Dëshmia dhe mesazhet e një gruaje që nuk e mposhti dhuna e burrit (VIDEO)

Fëllëza është 41 vjeçe e lindur dhe rritur në fshatin Lepenicë të Vlorës. Ajo ka kryer shkollën e mesme, gjimnaz të përgjithshëm. Ishte 20 vjeç kur u martua me mblesëri, ishte një e afërmja e saj që e njohu me Ish-bashkëshortin, 8 vite më të madh se vetja, me të cilin Zoti e bekoi me 3 djemtë. Pas dy vitesh martesë lindën zënkat e para në çift, marrëdhënia bashkëshortore pësoi krisje deri në ushtrimin e dhunës.

Shkak ishte xhelozia e sëmurë, si në veshje, edhe në daljen e bërjes së pazareve, apo deri të shkuarit me vizituar prindërit e të afërmit e saj. Kudo ku duhet të dilte, nën shoqërinë e ish-bashkëshortit, ndryshe do dhunohej. Nga xhelozia e sëmurë thotë ajo, ish-bashkëshorti e dhunonte duke i lënë edhe shenja në trup.

“Nga ana financiare isha mirë, ekonomi mesatare. Xhelozia na shkatërroi, ishte më shumë seç duhej. S’më linte të dilja për pazare, edhe tek të afërmit e mi duhet të shkoja me atë. Më rrihte se thonte burrat kështu duhet të jenë, ai që të rreh të do më thonte”. 

Ishte larguar disa herë nga shtëpia e burrit për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënie, por, pavarësisht kësaj ajo kthehej sërish me shpresën se gjërat do të ndryshonin, për t’mos shkatërruar familjen, mentaliteti e vriste.

“Largohesha, pastaj kthehesha me shpresën se do ndryshoj. Asgjë nuk ndryshoi, sa vinte e bëhej akoma më keq”.

Në filllim kishte edhe mbështetjen e familjes për tu divorcuar, por duke qenë se Fëllëza e kishte bërë rrugë të larguarin edhe të kthyerin sërish tek ish-bashkëshorti, ajo thotë se në këtë momente edhe ata e braktisën, duke mos i besuar se do  heq dorë përfundimisht.

“Në fillim më thanë ndahu, pastaj panë që unë kthehesha e nuk më besonin më kur unë thoja do ndahesha. Ndaj vendosa të largohem e vetme, vetëm me 3 fëmijët e mi. E sot jetoj e lirë, më në fund e lirë”.

Ish-bashkëshorti nuk ishte më i dhunshëm vetëm me Fëllëzën, por në një momente kishte ngritur dorë edhe ndaj djalit të madh. Një shuplakë që i dha të birit, u kthye në forcë, guxim dhe dritë jeshile për Fëllëzën që të merrte vendimin për tu larguar për t’mos  u kthyer më kurrë.

“Erdhi i dehur një natë, kërkoi një shishe verë, filloj t’më gjuante mua dhe u zgjunë djemtë nga gjumi, aty goditi djalin e madh. E mora e ikëm te vjehrra, flisja në telefon me dy djemtë e tjerë që i lashë aty se i kisha merak, pas pak ditësh u largova bashkë me fëmijët, ishte hera e fundit që merrja atë vendim. ”....

Ajo së bashku me 3 fëmijët jetojnë në Tiranë, fëmijët kanë ndjekur shkollën, ndërsa vetë Fëllënza është e punësuar shitëse në një furrë buke.

“Tani jetojmë në Tiranë, jam me qira. Fëmijët ndjekin shkollën e të mëdhenjtë edhe punojnë. Tirana ka vështirësi, por në fund të fundit jetoj e lirë, kafen e pijë të qetë”.

Plagët në trupin e Fëllëzës janë shëruar tashmë prej 2 vitesh që kur është larguar nga Vlora, por dhimbja në shpirt ende jo. Madje ajo ka edhe një peng nga gjithë tortura.

“Nuk ja fal vetes që lashë fëmijët të shohin atë dhunë, nuk ka gjë më të keqe që të hyjnë fëmijët të ndajn prindërit e nuk kanë gjë në dorë. Ende sot djali i vogël 8 vjeç më trembet në gjum. Unë dhe fëmijët trajtohemi me psikolog ende sot”.

Cili është mesazhi që ka Fëllënza për të gjitha ata vajza dhe gra që po përjetojnë një nga format e dhunës në familje?

“Ka dritë në fund të tunelit, ngrijeni zërin për të drejtat tuaja, nëse se bëni për veten bëjeni për fëmijët tuaj. E di që i shihni fëmijët që ju shohin mbas dere kur ziheni, nëse se bëni për veten të paktën bëjeni për ata”.

E mendonte shpesh ti jepte fund jetës, por fëmijët e kthenin nga tuneli i errët.

“Ti mendon se nuk e kam menduar ti jap fund vetes?! Edhe e diskuton këtë? E kam menduar shumë herë, por fëmijët kanë kthyer mbrapa, në sytë e tyre dhe në buzëqeshje kam parë ‘jetën’ kam parë shpresë në fund të tunelit. Në 20 vite martesë, ditët e lumtura të mia e të gëzuara kanë qenë ardhja në jetë e 3 fëmijëve të mi, dhe hapat e parë që ata kanë ecur”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën