Fëmijët në punë, Klosi: Rastet
kur hiqet e drejta e prindërimit

Fëmijët në punë, Klosi: Rastet<br />kur hiqet e drejta e prindërimit
TIRANE - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi konferencën kombëtare për të drejtat e fëmijëve, nga ku ministri Blendi Klosi bëri me dije ashpërsimin e masave për shfrytëzimin e fëmijëve në punë.

Ministri Klosi deklaroi heqjen e të drejtës së prindërimit, çdo prindi që refuzon disa mundësi punësimi, duke detyruar fëmijën të punojë.

"350 fëmijë kanë dalë nga situata e rrugës. Nuk janë shumë, por është një punë e nisur mbarë. Janë punësuar 100 nga prindërit e fëmijëve të shfrytëzuar në punë. Në ligjin e ri, ashpërsohen sanksionet për ata që shfrytëzojnë fëmijët në punë. Ka ardhur koha për një Pakt Social për mirëqenien. Po punojmë për të ngritur çdo shërbim në çdo Bashki."- deklaroi Klosi.

(er.nu/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois