Fëmijët nxorën nga shtëpia dy prindërit e moshuar në Korçë, Ilir Haxholli: Dite më të zeza do të vijnë...

Fëmijët nxorën nga shtëpia dy prindërit e moshuar në Korçë, Ilir Haxholli: Dite më të zeza do të vijnë...

82-vjeçari Fadil Mane me bashkëshorten në shtëpinë sociale

Ilir Haxholli ish-kreu i kulteve, praktikant i Islamit dhe i njohur për aktivitetet bamirëse përmes një statusi në Facebook ka thënë që historia e dy gjyshërve nga Korça është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe për shtetin.

Haxholli përmes statusit të tij bën një thirrje për të gjithë ato fëmijë që hedhin prindërit e tyre në rrugë pa pyetur për sakfrificat dhe lodhjen e tyre për të na rritur dhe edukuar.

Dite më të zeza do të vijnë...

Rasti i dy gjyshërve nga Korça të nxjerrë përjashtë, nga fëmijet e tyre është një këmbanë alarmi, për shoqërinë dhe për shtetin. Mediatizimi bëri efektin e vet dhe shyqyr Zotit gjyshërit sot kanë një dhomë ku mund të flenë, ushqim dhe përkujdesje. Nuk dua të ndalem tek bamirësia, jo, sepse gjithmonë do të ketë shqiptarë të mirë që do t’u dalin për zot hallexhinjve, e në këtë rast fatmirësisht reagoi shteti.

Sot dua të ndalem te raporti prindër-fëmijë, tek e drejta e prindërit me fëmijën, jo me ligj, se ai të shikon ftohtë, si dy të huaj, por tek zemra, tek zemra e nënës që fëmijët e nxjerrin jashtë, në të ftohtë e në shi. Dua të kuptoj zemrën e fëmijëve, (jo pak, por katër fëmijë) si mundet t’i lënë jashtë, dy prindërit që kur ata ishin të pafuqishem, i kanë larë, i kanë ndërruar, i kanë rritur mes vuajtjesh, gjumë në sy nuk kanë bërë, sot kur ata janë më të pafuqishem, ngjashëm me fëmijët por me lodhjen e jetës, i nxjerrin jashtë. Dikush mund të thotë nuset, dikush mund të thotë prindër që na mërziten, dikush mund të thotë nuk e di historinë e tyre se çfarë kanë bërë ata pleq. Jo! Nuk dua ta di Jo! A nuk bënë ata durim me ty? A nuk hoqën bukën nga goja e tyre që ti të rriteshe, të martoheshe, të lumturoheshe me fëmijet e tu, por kurrë nuk kanë pritur t’i hedhësh në rrugë.

Këmbanë alarmi do ta quaja, kam dëgjuar raste shumë, i kemi ndihmuar sa kemi mundur, por si çdo lajm me vetvrasje që pasohet nga 3-4 të tjerë, trembem se turpi që është pengesa e fundit e kësaj çmendurie, po thyhet! Shteti nuk i ka mundësitë të na akomodojë të gjithëve. Ndaj na bëni një nder, ne shkolla fëmijëve jepini më shumë përparësi edukimit të respektit ndaj prindërit, sa i pyesni për seksin, lgbt, të drejtat e fëmijëve, sepse po rrisim fëmijë telenovelash.

Une di plot raste që fëmijët i kanë braktisur në shtëpite e tyre, por ky rast është kulmi, i nxorrën jashtë, në shi, nuk patën turp, nuk u tërhoqën nga vendimi i tyre. Do ta mbyll me thënie profetike, “Po nuk pate turp, atëherë bëj çfarë të duash” dhe kur e pyeten se kur do të vije fundi- a.s u përgjigj: “Prej shenjave të fundit është kur roberesha ( skallavja) të lind zonjën e saj”. Sot prindërit po lindin zotërit e tyre, u sherbejnë sa rriten, u shërbejnë sa kanë fuqi, e kur ato u shterrohen me moshën, lodhjen që i ke rritur, të përzënë... Zot na ruaj!

Ilir Haxholli në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital