TIRANË – Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit, të sanksionojë me ligj, detyrimin e familjeve rome për t’i dërguar fëmijët në kopshte.
E drejta për arsimin e këtyre fëmijëve, që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, ka nxitur Avokatin e Popullit, Igli Totozani, të kërkojë disa përmirësime në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve bëhen publike argumentet që i ka dërguar Ministrisë së Arsimit, Avokati i Popullit, ndër të cilat thuhet: “Veçanërisht, në rastin e minoritetit rom në Shqipëri, ushtrimi dhe respektimi i kësaj të drejte merr një rendësi të veçantë, sidomos përsa i përket aksesit që, fëmijët e këtij minoriteti duhet të kenë në sistemin arsimor.
Theksojmë këtë moment pasi, barazia formale e sanksionuar në dispozitat e Kushtetutës, në realitet prezantohet si pabarazi, për shkak të një sërë rrethanash objektive dhe subjektive, të cilat kushtëzojnë realizimin efektiv të barazisë formale, rrethana këto që mund të çojnë edhe në diskriminim të tërthortë ndaj pjestarëve të këtij minoriteti.
Rruga e duhur për të siguruar ndjekjen e vazhdueshme të sistemit arsimor të fëmijëve në pëgjithësi dhe fëmijëve romë në veçanti është sanksionimi i ndjekjes së arsimit parashkollor dhe promovimi i ndjekjes në vazhdimësi i sistemit arsimor në vend, nga këta fëmijë.
Bazuar në këtë eksperiencë, vlerësojmë se, arsimi parashkollor, si dhe njohja e gjuhës shqipe, janë elementë të rëndësishëm për marrjen e arsimimit në të ardhmen, për fëmijët e minoritetit rom. Përfshirja e hershme e fëmijëve në sistemin parashkollor duhet të jetë universale për të gjithë fëmijët dhe duhet të jetë prioritet për politikat e shkollimit.
Përfshirja, veçanërisht e të gjithë fëmijëve romë në arsimin parashkollor, i cili duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë familjet rome, duhet të jetë një nga prioritetet e politikë-bërësve të arsimit. Pikërisht, ky këndvështrim real i çështjes kërkon si masë fillestare efektive një legjislacion që, sanksionon dhe garanton këtë përfshirje.
Vlerësuar ndër të tjera nga pikëpamja ekonomike, në një të ardhme jo të largët, kjo gjë do të jetë fitimprurëse edhe për sektorin publik, meqë kostoja e sotme e arsimimit të fëmijëve romë do të jetë dukshëm më e ulët se, kostoja e “ndihmës ekonomike”, në të ardhmen”, - thuhet në rekomandimet e Avokatit të Popullit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com