Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna
Pavarësisht stimulimit të vazhdueshëm për të forcuar intelektin e fëmijës suaj, tashmë thuhet se është zbuluar që thuajse 50% e intelektit të secilit prej nesh vjen prej gjeneve tona dhe pjesa tjetër prej ambientit që na rrethon.
Nëna dhe fëmija
Pavarësisht stimulimit të vazhdueshëm për të forcuar intelektin e fëmijës suaj, tashmë thuhet se është zbuluar që thuajse 50% e intelektit të secilit prej nesh vjen prej gjeneve tona dhe pjesa tjetër prej ambientit që na rrethon.
Sipas një studimi të ri të prezantuar nga revista e psikologjisë “Psychology Spot”, thuhet se njerëzit lindin me gjene, të cilët kushtëzojnë funksionimin në mënyrë të ndryshme sipas faktit nëse vijnë nga nëna apo nga babai, por kur bëhet fjalë për inteligjencën e fëmijës, këto gjene vijnë nga nëna.
Edhe pse deri tani është menduar se ajo trashëgohej nga të dy prindërit, ky studim e hedh poshtë këtë ide. Sipas tyre, inteligjenca trashëgohet me gjenet X dhe femrat kanë dy gjene X në çiftin e 23-të, ndërsa meshkujt kanë XY, ndaj kjo do të thotë se fëmijët kanë dyfishin e mundësisë për të siguruar inteligjencën e nënës së tyre. Edhe nëse nga babai trashëgohen disa gjene të inteligjencës, me shumë mundësi ato nuk kanë ndonjë ndikim madhor në tru, që nga momenti që funksionin madhor e marrin gjenet prej nënës.
Nëse gjene të tilla trashëgohen nga babai, ato inaktivizohen” raporton studimi i “Psychology Spot”, në një nga kapitujt rreth psikologjisë. Nëse diçka e tillë vërtetohet, do të hidhet akoma më tepër dritë në një aspekt të pazbuluar ende në mënyrë të qartë. Ende kemi plot dilema lidhur me funksionimin e trurit dhe ky përfundim do të hidhte dritë mbi një nga këto dilema.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35.1%
Vota total: 666
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
27 Nëntor, 16:33
-
Vlorë/ Fëmija 2 vjeçar konsumoi benzinë në shtëpi, nis hetimi
11 Nëntor, 12:34
-
Izraeli miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
7 Nëntor, 16:01
-
Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza
2 Nëntor, 18:43
-
Tronditet Greqia, 3-vjeçari humb jetën pasi plagoset me plumb në kokë
1 Nëntor, 17:07
-
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?
31 Tetor, 22:47
-
Sa orë në ditë i lejohet një fëmije të qëndrojë para ekranit
11 Tetor, 17:04
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Lezhë/ Bashkë me vjeshtën vijnë virozat, fluks në urgjencë! Pediatri tregon shenjat që nuk duhen neglizhuar tek të vegjlit
25 Shtator, 16:35
-
Çantat e rënda dhe qëndrimi në celular po deformojnë shtyllën kurrizore, 3% e fëmijëve me skoliozë
25 Shtator, 16:05
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Një tunel dhe qarja e një të sapolinduri, videoja e krijuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura: Gra të dhunuara dhe shtatzëna
31 Gusht, 20:00
-
Po qante gjatë fluturimit, dy gra mbyllin fëmijën në tualetin e avionit (VIDEO)
29 Gusht, 21:39