Aktorja e serialit amerikan “Desperate Housewifes”, Eva Longoria, është shpallur femra e vitit sipas revistës “Maxim”.

Gjatë intervistës për këtë revistë Longoria ka pohuar se ndihet mjaft mirë me këtë atribuim që i ka bërë kjo revistë, duke patur parasysh edhe  kopertinat e shumta të kësaj reviste ku aktorja ka qenë protagoniste.

eva longoria

Gjithashtu Eva është shprehur edhe sa i përket anës së saj shtëpiake. “Me gjasë e kanë të vështirë ta imagjinojnë një femër seksi nga kopertina e “Maxim” duke mbajtur një përparëse dhe miell në flokë”,- ka vijuar Longoria.

Vlen për t’u theksuar se aktorja vijon të jetë në formë të mrekullueshme fizike.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)