Femrat i neglizhojnë 5 shenja
paralajmëruese të kancerit

Femrat i neglizhojnë 5 shenja<br />paralajmëruese të kancerit
TIRANE - Femrat, në tërësi, priren t’i nënvlerësojnë shenjat paralajmëruese që u dërgon trupi i tyre, në rastin e zhvillimit brenda tyre të një kanceri me natyrë gjinekologjike.
Ndoshta sepse i ngatërrojnë me shenja të tjera, por edhe sepse nuk duan të krijojnë shqetësime të kota.

Rezultati? Arma më efektive në luftën kundër kancerit, është pikërisht zbulimi i hershëm i tij, duke mundësuar kështu ndërhyrjen në kohë të specialistit, automatikisht humbet shumë nga fuqia e saj.

Paralajmërimi vjen nga një studim i fundit i kryer prej Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, botuar në revistën shkencore “Family Practice”.
 
Ja shenjat që neglizhojnë femrat:

1. Dhimbja e shpinës ose e barkut
2. Djegia vaginale
3. Ndjenja e përhapur e lodhjes
4. Ënjtjet apo fryrjet e pazakonta
5. Nevojë për të urinuar shpesh

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime