Ashtu siç është bërë traditë për familjen e famshme Kardashian, ata edhe këtë vit kanë realizuar foton e tyre së bashku për Krishtlindje.

Është një nga momentet më të bukura për to kur familja e madhe bëhet e gjitha bashkë.

Por ashtu siç është diskutuar edhe më parë disa prej anëtarëve të vjetshëm nuk janë më pjesë e familjes.

Duke filluar nga ish partneri i Khloe-s  Lamar Odom, Scott Disick, madje as reperi Kanye West, partneri i Kim nuk ka qenë pjesë e kartolinës.

kim kardashian

Në ndryshim nga viti 2012 ku të gjithë u shfaqën me të bardha, këtë herë femrat bukuroshe Kardashian kanë zgjedhur të zezën.

Kim ka qenë në qendër të vëmendjes me veshjen e saj seksi, e cila nxirrte në pah dekoltenë shpërthyese.

Edhe Kourtney, Khloe, Kylie dhe Kendall gjithashtu kanë ekspozuar format e tyre të kuruara.

Mbrapa nuk ngelet mamaja e tyre Kris, e cila ka pozuar krenare e ulur mbi një tavolinë.

Ndërkohë që ish partneri i Kris dhe babai i vajzave, Bruce Jenner ishte mbyllur brenda një xhami.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)