Femrat, Duka mbështet kombëtaren
Rraklli: Me Greqinë, hesape për të larë

Femrat, Duka mbështet kombëtaren<br />Rraklli: Me Greqinë, hesape për të larë
Ekipi kombëtar i femrave që po përgatitet për ndeshjen që do të zhvillojë pas pak ditëve kundër Greqisë, në stadiumin “Loni Papuciu”, të qytetit të Fierit, ka patur një vizitë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

“Edicionin e kaluar, kur ne konkurronim për herë të parë, në eliminatore, arritëm që pikërisht Greqisë, ti shkëpusnim tri pikët e para zyrtare. Urojmë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe të enjten”- deklaroi ndër të tjera Presidenti Duka. Trajneri Altin Rraklli para ndeshjes deklaroi për mediat se synon që të marrë pikë ndaj Greqisë.

“Grupi ynë është relativisht i pranueshëm. Kemi Francën që mbetet shumë e fortë, më pas Ukrainën që ka vite që është formuar si ekip, ndërsa Rumania dhe Greqia, mendoj se janë ekipe që mund t’i rivalizojmë. Me Greqinë kemi pak për të marrë për humbjen 4-0 në ndeshjen e fundit që kemi luajtur me ta”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë