Feng Shui, shtëpia e përsosur
Këshillat tona për arredimin

Feng Shui, shtëpia e përsosur<br />Këshillat tona për arredimin
Moda e homelovers, apo atyre që e konceptojnë shtëpinë si një folezë ku gjejnë paqen intime, po përhapet me shpejtësi në Amerikë dhe në Europë.
Megjithë tundimin për t’i ikur shtëpisë, sidomos fundjavave, shumë njerëz kanë kuptuar se të qëndruarit jashtë gjatë gjithë javës, i ka malluar me muret e shtëpisë. Koha e një shtëpie-kafaz po ikën dhe për shumë njerëz ajo po konceptohet, të mbledhësh energjitë për ditët e reja të punës, të gjesh qetësinë e munguar, por edhe si një vend ku mund të pish një gotë para darke me miq, të merresh me ide krijuese që ndikojnë në ambjentin përreth. Në fund të fundit shtëpia është një banesë e blerë,(më shumti e marrë me kredi) me shumë sakrificë dhe e arreduar me po aq sakrificë sa edhe pasion. Mbi të gjitha ajo është pasuria e paluajtshme e jetës sonë, atë që do të donim t’ua linim fëmijëve pasi të kishim shijuar gjithë jetën me ta.
Para, energji, kohë janë shpenzuar për të ngritur një shtëpi që kur vjen nga puna duhet të kënaqë e të të clodhë. Të jetë e bukur dhe mikpritëse për miqtë, por mbi të gjithë të jetë funksionale dhe e dashur për familjen që nga dera kryesore e deri tek dritarja më e fundit. Bashkësia e këtyre vetive na fal dashuri po aq sa edhe njerëzit, duke na shtyrë të fillojmëme optimizëm javën e re të punës. Por më besoni nuk është aspak e lehtë. Për shumë prej njerëzve ngritja dhe mbajtja e një shtëpie në kushte e funksione të tilla thuajse është ideale. Këtu vijnë në ndihmë arreduesit dhe interier design. Këshillat e tyre duhen ndjekur sipas kushteve të paktën si një përpjekje për të vënë pak rregull në shtëpinë tuaj dhe për ta bërë atë që t’ju përshtatet plotësisht. E besoni apo jo, por shtëpia është njësoj si njerëzit. Ka nevojë të lahet, pastrohet, të ajroset, të rregullohet, të bëjë grimin me ngjyrat të paktën njëherë në vit...të ndërrojë ndonjëherë orenditë. Por ka edhe pjesë shpirtërore brenda shtëpisë suaj. E nuk po flasim vetëm për fotografitë, çastet e rëndësishme të jetës, por për atë energji që mund të fshihet nga vendosja e gabuar e orendive, nga rrëmuja dhe plaçkat e tepërta apo nga gabime që vijnë thjesht nga padija.
Ndaj për tu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kujdesen për shtëpitë
herë duke ia dalë mbanë e herë jo, Shqiptarja.com ka kërkuar këshillat e një rreduese të njohur italiane, Marina Daneri e cila falë artit te antikuariatit, i është dedikuar krejtësisht arredimit dhe teknikave të Interior Design. Si njohëse e shumë kulturave dhe popujve, e sidomos atyre aziatike ajo do të sjellë për lexuesit një teknikë të re për të menaxhuar shtëpinë sa më mirë të jetë e mundur, duke përfituar prej saj energji pozitive, harmoni dhe gëzim. Sepse në fund të ditës,është kjo c’ka duam më shumë.

(Këshillat e vlefshme të arredtueses italiane mund t’I lexoni në numrin e sotëm të suplementit “Fundjava”, që shoqëron të përditshmen “Shqiptarja.com).

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut