Kur ka qenë hera e fundit që keni parë studentë të lexojn libra ulur ne shkallët,stolat e oborreve të universitetit?  Po bibloteka të mbushura me student që studiojn? Po, kafene të mbushura plot? Me siguri pyetjes së tretë i përgjigjemi më lehtë. Nëse ecim në rrugët e tiranës, hasim një numër të madh të rinjësh, që qëndrojn me orë tëra ulur në kafene. Shumica e kafeneve janë të ndërtuara afër universiteteve.

Nuk mund të themi se ky është thelbi i problemit, në fund të fundit na pëlqen të pijm kafe, të kalojm kohë me miqët. Frekuentimi për orë me radhë, madje studentët braktisin mësimin. Secili nga ne që ecën në rrugët e kryeqytetit, vëren kafenet e mbushura plot me student, ka raste ku nuk mund të gjesh vend për t’u ulur në kafene, duhet të kërkosh ndonjë kafene me më pak frekuentim. Më bëjn përshtypje dy fenomen: e para, rrallë shikon student të ulur në shkallët, stolat e oborreve, duke lexuar ose persëritur leksionet, e dyta, niveli i jetesës nuk është në propocion me shpenzimet e përditshme në kafene, mund ta konsiderojm një luks. Në vendet perëndimore mund t’i shikosh studentët të pinë kafe duke ecur rrugës për në universitet. Braktisja e orëve të mësimit për të kaluar kohë të tejëzgjatur në kafenet, kjo është vërtet e dhimbshme, ndikon në njohuritë që do t’u shërbejn në të ardhmen.

Nuk mund të themi se nuk ka zgjidhje tjetër. Ambjentet kulturore si, teatri, kinemaja, muzeu, galeria e arteve, aktivitetet shkencore frekuentohen nga një numër i vogël të rinjësh. Mos të na duket çudi që një i ri të dijë me saktësi adresën e kafeneve, por jo atë të teatrit, bibliotekës, librarive, ka raste që nuk dinë të gjëjn një libër në inventarin elektronik të biblotekës, ose të ketë informacione për aktivitete shkencore që janë një thesar njohurish. Pjesëmarrja në panairet e librave, promovimet e librave, muzikës artit, pjesëmarrje në aktivitete që lidhen me fushën që studentët studiojn. Frekuentimi i teje zgjatur, nuk vjen sipasoj e papunësisë por luksit, dhe mos vlerësimit të kohës. Nuk është faji i petagogëve për ata student që braktisin mësimin, kanë shpenzuar kohë për të përgatitur leksionet, madje ndjehen të vlerësuar kur frekuentimi, angzhimi i studentëve është maksimal.

Fenomeni i kafeneve është kultur e importuar, kemi prirjen ta keq-përdorim. A kanë synime intelektuale për të ardhmen?! Kjo nuk mund të arrihet duke kaluar ditën në kafene.

Frekuentimi i lartë i kafeneve, i ka nxitur investitorët të shpenzojn në këtë biznes. Kur pyet punonjësit e biblotekave për frekuentimin, ose shitësit e librarive shprehen me keq- ardhje  se është ulur ndjeshëm numri i lexuesve.