ELBASAN - Është kthyer në një fenomen të shëmtuar vetëvrasja...edhe në ambiente publike, aq sa të rinjtë kanë filluar të kopjojnë njëri-tjetrin për mënyrat makabre të të dhënit fund të jetës.
Një 27-vjeçar nga Elbasani Saimir Leka i diplomuar për gazetari, i njohur si person i qetë dhe pa konflikte zgjodhi të ndërmarrë aktin ekstrem pasditen e së dielës duke u hedhur nga një lokal në tarracën e një pallati 12 katësh në qendër të qytetit pranë dy gjimnazeve “Konstantin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri
27-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. I riu ishte menaxher i një lokale në Elbasan, ndërsa policia nisi hetimet për të mësuar shkakun që shtyu Saimir Lekën t’i japë fund jetës në këtë mënyrë.

Televizioni A1Report dhe Shqiptarja.com (print dhe online), në një politikë të ndjekur prej vitesh tashmë, nuk transmetojnë lajmet për vetëvrasje. Kjo për faktin se duke i dhënë arsye aktit të vetëvrasjes, si përshembull, “nga depresioni, u nda nga e dashura" e të tjera, për motive të ngjashme persona të tjerë do të merrnin shembull aktin e vetëflijimit, si një zgjidhje për këto probleme.
Kështu ndoshta ka ndodhur edhe me të riun nga Elbasani, i cili është i treti rast që i jep fund jetës duke u hedhur nga lokale të ndërtuara në pallate të larta. Muajin e kaluar një i ri nga Gjirokastra u hodh nga një lokal në katin e shtatë pasi e kishte lënë e dashura. Po ashtu, një ngjarje e bujshme është edhe ajo në Tiranë, e studentes së Ekonomikut e cila u hodh para 1 viti nga “Sky Tower” pasi kishte ngel në provim.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO