Fenomeni/ Menstruacionet, ulet
mosha në 10 vjeç

Fenomeni/ Menstruacionet, ulet<br />mosha në 10 vjeç
TIRANE- Ndryshimi i stilit të jetesës kanë sjellë edhe ndryshime hormonale në trupin tonë. Më e dukshme është kjo me vajzat e reja, tek të cilat nuk janë të rralla më rastet kur ardhja e ciklit të menstruacioneve ka zbritur në moshën 10 vjeçe, ndërsa para viteve 90-të ky kufi ishte në moshën 13 vjeçe.
 
Vëzhgime mbi moshën e martesës së femrave
Në opinionin e përgjithshëm, mbizotëron mendimi se mosha më e përshtatshme për të patur fëmijën e parë, është mosha nga 18 deri në 25-27 vjeç. Në këtë shtrirje kohore të moshës, ndodhen perceptimet e grupeve shoqërore të ndryshme.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, nga viti 1990 e deri në vitin 2007, mosha mesatare e martesave të femrave shqiptare është rreth moshës 22-23 vjeç. Kanë ndryshuar shumë faktorë social dhe biologjik, por statistikat tregojnë se nuk ka tendencë të vlerësueshme për uljen apo rritjen e moshës mesatare së martesave tek femrat në vite.

Faktorët social-kulturorë mund të konsiderohen më konservatorë në të kaluarën duke u krahasuar me të sotmen, por ndryshime të moshës mesatare të martesave të femrave nuk ka. Kjo tregon se botëkuptimi i rinisë mbi moshën e martesës dhe moshën e lindjes së fëmijëve, nuk ka ndryshuar me atë të prindërve tanë.

Ndërsa faktori biologjik, si shkak i rritjen së mirëqënies dhe e ndryshimit të mënyrës së të jetuarit, ka sjellë vetëm uljen e moshës së menstruacionit të parë. Deri në fund të viteve 1990, mosha e ardhjes së menstruacionit të parë ka qënë nga 13-14 deri në 16-17 vjeç. Ndërsa në këto 20-të vitet e fundit, ardhja e menstruacionit të parë është afruar në moshat nga 10-11 deri në 12-13 vjeç.
 
Në vështrim të përgjithshëm, vihet re se në afro 29% të martesave, femrat janë me moshë deri në 19 vjeç. Në afro 64% të martesave, femrat kanë moshë 20 deri në 29 vjeç. Mbi këto tregues është e pritshme që edhe lindjet e fëmijëve të parë të korespondojnë në përqindje me grup moshat e martesës së femrave.
 
Vëzhgime mbi moshën e gruas për lindjen e fëmijëve
 Afro 70% e fëmijëve lindin nga nënat me moshë nga 19 deri në moshën 29 vjeç. Afro 90% e fëmijëve lindin nga nëna me moshë nga 19 deri në moshën 34 vjeç. Numri i lindjet nga nënat me moshë nga 35 deri në 39 vjeç, mbeten i vlerësueshëm vetëm brenda kuadrit të diskutimit. Krahasuar me të dhënat dhe studimet bashkëkohore mbi moshën e nënës për lindjen e fëmijëve, mund të thuhet se të dhënat janë tregues optimist për shëndetin publik në vëndin tonë.
 
Mosha më e përshtatëshme për të lindur fëmijë
Koha ka hedhur për diskutim pyetjen se cila mund të jetë mosha më e ulët dhe mosha më e avancuar e nënës, për të lindur fëmijë. Pa tentuar përgjigjen e kësaj pyetje, po i referohemi disa të dhënave mbi abortin dhe rrezikun e lindjes së fëmijëve me sindromin Doën nga efektet kromopatike (ndryshimet kromozomike), si shkak i avancimit të moshës së nënës në lindjen e fëmijëve.
Është e referuar në literaturën bashkëkohore, se aborti është i pranishën deri në 10% të shtatzënive të moshës deri 20 vjeç të nënës. Nga 20 deri në 30 vjeç, aborti evidentohet deri në 15% të rasteve. Ndërsa pas moshës 35 vjeçare, aborti vlerësohet në 25-30% të shtatzënive.
Vetëm nga këto të dhëna, pa përfshirë argumente të tjerë, dëshira për të lindur fëmijë është e kushtëzuar nga faktorë të shëndetit të nënës dhe fëmijës. Megjithatë, askush nuk mund të marrë përsipër të përcaktojë dhe vendosë moshën e lindjes së fëmijës së parë apo të fëmijëve të tjerë për moshën e avancuar të nënës. E drejta e këtij vendimi, mbetet tek çifti nënë – babë. Por kjo e drejtë në kohët e sotme përballet edhe me opinionin shoqëror të vazhdimësisë, i cili ka të përmbledhur në veten e tij eksperiencën shumë shekullore. Ende jehon thënia e gjysheve tona për “martesë të shpejtë në moshë” dhe për lindjen e fëmijëve “shpejt e shpejt, pasi ata rritin njëri tjetrin”. Gratë e target grupit me karizëm akademike, sociale dhe politike, vënë buzën në gaz me thënien e gjyshëve tona edhe për shkak të njohurive shkencore.
Në kohët e sotme, shtatzënitë përgjithësisht janë të sigurta kur avancimi i moshës së nënës është i pastër nga faktorët e rrezikut. Edhe ana psikologjike e nënës, si dhe forca për të mposhtur problemet, kanë rëndësi domethënëse. Pika më e fortë për të patur shtatzëni të sukseshme, është kontrolli dhe analizat mjeksore si dhe zbatimi i këshillave të mjekut të familjes ose gjinekologut.

Çfarë është puberteti?
Puberteti është koha kur nën ndikimin e hormoneve, trupi i vajzave dhe i djemve ndryshon dhe piqet. Fëmija juaj do piqet prej fëmije në grua dhe në burrë.
 
Kur paraqitet?
Zakonisht, te vajzat fillon më herët se sa te meshkujt. Ekziston një diapazon i gjerë i moshës kur mund të fillojë. Te vajzat më shpesh fillon mes 9-13 vjet. Te djemtë mes 10 dhe 16 vjet. Më shpesh fillon në të njëjtën kohë siç ka ndodhur te prindërit.
 
Ndryshimet e vajzave
Zakonisht në fillim rriten gjoksi. Pastaj i fiton menstruacionet e para dhe fillon cilki menstrual. Zakonisht kjo ndodh, gjatë 2 viteve pasi kanë filluar të rriten gjinjtë. Lëkura bëhet më e yndyrshme. Era e trupit bëhet më e fortë. Fillon me shpejtësi të rritet në lartësi.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve