'Fenomeni Thunberg', flet babai i Gretës: Jam i shqetësuar për urrejtjen dhe lajmet e rreme ndaj vajzës sime

'Fenomeni Thunberg', flet babai i Gretës: Jam i shqetësuar për urrejtjen dhe lajmet e rreme ndaj vajzës sime

16-vjeçarja Greta Thunberg, aktiviste suedeze që lufton për zhvillim të qëndrueshëm dhe kundër ndryshimit të klimës, është e njohur në të gjithë botën për lëvizjen ‘Fridays for Future’ dhe grevat shkollore për mbrojtjen e klimës që filluan në vitin 2018.

Babai 50-vjeçar i Gretës, Svante Thunberg tha për BBC se në të kaluarën vajza e tij kishte luftuar me depresionin për rreth 3-4 vjet para se të fillonte grevën shkollore kundër ndryshimit të klimës: Ajo kishte ndaluar së foluri dhe së ngrëni, nuk shkonte më në shkollë, dhe 'të gjitha këto ishin makthi më i keq për ne si prindër'.

Kështu babai Svante dhe gruaja e tij Malena Ermann, këngëtare e operës, vendosën të kalojnë më shumë kohë me familjen, me Gretën dhe motrën e saj Beata, duke kërkuar gjithashtu ndihmë nga specialistë që e diagnostikuan Gretën me sindromën e Asperger, një formë e autizmit që ‘e ndihmon’ atë të shohë realitetin jashtë skematizmit.

Lidhur me ‘Fridays for Future’ Svante tha se fillimisht "ai nuk u pajtua" me të, por duhej të adaptohej për të "shpëtuar" vajzën e tij. Ai e shoqëroi gjithashtu vajzën e tij, e cila nuk pranon të udhëtote me aeroplan, në dy ekspeditat në Atlantik për të marrë pjesë në samitet e klimës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe Madrid.

Që kur u bë aktiviste, vajza ka qenë "më e lumtur" por babai është i shqetësuar për "urrejtjen" ndaj saj e përhapur në mediat sociale.

"Ajo vallëzon dhe qesh gjithë ditën. Tani për tani Greta reagon tepër mirë ndaj kritikave. Sinqerisht, nuk e di si e bën gjithë këtë”, - tha babai i Thunberg.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë