Një prej fotografëve më të mëdhenj italianë Ferdinando Scianna do të jetë në Tiranë më 17 prill dhe do të përurojë Ditët e fotografisë italiane, një projekt i lindur nga bashkëpunimi i Institutit Italian të Kulturës me EJAlbum, distributori ekskluziv i Album Epoca e Photosì në Shqipëri.
Me gjithë lidhjen e fortë që bashkon dy Vendet tona në fushën e fotografisë në saj të figurës së italianit nga Piacenza Pietro Marubi, i konsideruar si babai i fotografisë shqiptare, në vitet e fundit, iniciativat dedikuar fotografisë italiane bashkëkohore kanë qenë sporadike.
Ditët e fotografisë italiane në Tiranë kanë për qëllim të propozojnë një cikël organik takimesh me fotografët më të famshëm italianë dhe të paraqesin punën e tyre. Karriera e Ferdinando Scianna -s është ndikuar mjaft nga lidhja me tokën e tij, Sicilinë, ku u lind, në Bagheria në vitin 1943 si dhe nga miqësia e tij me Leonardo Sciascia-n. Takimi me F. Scianna do të mbahet në sallën “Nënë Tereza”, Pallati i Kulturës në Tiranë në orën 18.00, ku do të shfaqet një dokumentar, i cili do të shoqërohet me një prezantim të shkurtër të artistit nga ana e Profesor Albes Fusha.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com