Përbërësit:
60 gr gjalp
1 filxhan çaji miell misri
4 thelpinj hudhra
150 gr gjizë
Pak spec pikant
500 ml qumësht
Kripë
Për servirje
2 vezë
Qepë të njoma
Gjalp i shkrirë
Spec pikant
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin sat ë fillojë të zverdhet. Shtojmë hudhrat e copëtuara, gjizën, I përziejmë dhe I shuajmë me qumësht ose ujë.
E lëmë fërgesën të marrë valë duke e trazuar vazhdimisht për 5-7 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe e largojmë nga zjarri. Mund ta servirim me gjalp të shkrirë dhe me pak piper të kuq. Por mund ta servirim edhe me vezë të skuqura omlet të thërrmuara ose vezë të ziera dhe qepë të njoma të prera në unaza të holla.