Ekipi i Manchester United është gati të bëjë një ofertë zyrtare mbi 35 milionë euro ekipit të Arsenalit për

shërbimet e sulmuesit hollandez Robin Van Persi. Trajneri Ferguson është një nga adhuruesit e lojës së

sulmuesit të Arsenalit, por do të jetë shumë e vështirë që drejtuesit e Arsenalit dhe Venger të pranojnë

të forcojnë një kundërshtar direkt në Premier Ligë. Nëse Arsenal do të shiste sulmuesin, kërkesa e

parë është që ekipi ku do të transferohet të jetë jashtë ishullit. Van Persi pëlqehet nga Milani dhe Juventusi.