Ferguson dhe Gigs më të mirët
e 20 vjetëve në Premier League

Ferguson dhe Gigs më të mirët<br />e 20 vjetëve në Premier League
Mançester Siti ia mori titullin nga duart Mançester Junajtedit në javën e fundit të Premier League, por “Djajtë e Kuq”, janë shpërblyer me dy dekorata prestigjioze për mbizotërimin e tyre në Angli në dy dekadat e fundit.

Aleks Ferguson u shpall trajneri më i mirë në 20 vjetët e fundit në Premier, kurse Rajan Giggs ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë, në një ceremoni që u mbajt në Londër. Fergusoni nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, prandaj çmimin në emër të tij e mori shefi ekzekutiv i klubit nga “Old Trafford”, Dejvid Gill, kurse Gigs ishte i pranishëm për të marrë çmimin. Ai fitoi më shumë vota nga një panel i ekspertëve në konkurrencë me Tieri Anrinë, Pol Skolsin dhe Denis Bergkampin.

Uellsiani ka bërë 909 paraqitje për Junajtedin dhe është lojtari më i dekoruar në lojë angleze, ndërsa Fergusoni ka fituar 12 tituj të Premier League, që kur ai u bashkua me këtë klub në vitin 1986. Ish-bashkëlojtari i uellsianit te Mançester Junajtedi, Geri Nevil është shprehur: ”Rajan Gigs do të jetë futbollisti më i suksesshëm i Britanisë i të gjitha kohërave dhe unë nuk shoh dikë që do ta tejkalojë ndonjëherë. Ai ka tejkaluar të gjitha të statistikat në lidhje me titujt e brendshëm.
Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, dëshirë dhe shpirt. Është mahnitëse ta shohësh çdo javë në fushë”.

Ndërkaq, Ferguson fitoi në konkurrencë me Arsen Vengerin, Hose Murinjon, Hari Rednapin dhe Dejvid Mojesin. Përbërja më e mirë e 20 vjetëve në Premier League: Peter Shmaihel, Geri Nevil, Toni Adams, Rio Ferdinand, Eshli Kole, Kristiano Ronaldo, Skols Pali, Roi Kin, Rajan Gigs, Tieri Anri, Alan Shirer.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'