Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson ka deklaruar se derbi i qytetit me Mançester Sitin, që zhvillohet të hënën në mbrëmje, do të vendosë për titullin e kampionit në Premier League.
“Ka qenë e shkruar që të ndodhë kështu dhe gjithçka rreth titullit të vendoset në këtë ndeshje. E gjithë vëmendja e futbolldashësve, të hënën, do të jetë e përqendruar në këtë ndeshje, por ne e presim këtë sfidë të përgatitur maksimalisht dhe besojmë në epilog pozitiv”, ka theksuar Ferguson. Trajneri i shquar skocez ka pranuar faktin se tashmë Siti po fillon të bëhet rival më i madh sesa Liverpuli.
“Duhet të mësohemi në duelet me Mançester Sitin, pasi në të ardhmen ato do të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Tashmë ndeshjet me Sitin po fillojnë të bëhen më të rëndësishme se ato me Liverpulin”, ka shtuar Ferguson.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com