Trajneri i Manchester United, Ferguson pas largimit nga 'Old Trafford' u ka kërkuar ish futbollistëve të tij, por edhe stafit drejtues dhe të gjithë tifozëve të United që të mos e thërrasin më 'Boss'.

Legjenda e 'Djajve të Kuq' ka deklaruar se ekipi, 'Boss' tani e në vazhdim duhet që t'i thërrasë vetëm trajnerit te ri Moyes.

“Pas largimit, nuk dua që të dëgjojë duke më thirrur 'Boss'. Më thirrni ndryshe, por jo 'Boss'. Më quani ashtu si më kanë quajtur vite me radhë.

Tani ju do keni një 'Boss' të ri dhe ai është i vetmi që duhet ta thërrisni ashtu” përfundon Ferguson.


d.b/shqiptarja.com