Ferguson: Nuk pendohemi për asgjë
që kemi bërë në këtë kampionat

Ferguson: Nuk pendohemi për asgjë <br />që kemi bërë në këtë kampionat
Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson mendon se skuadra e tij nuk ka përse të jetë e penduar, edhe pse nuk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në Premier League. “Djajtë e Kuq” pas 90 minutave të fundit të kampionatit praktikisht e kishin titullin në duar, por një përmbysje dramatike e rezultatit në pesë minutat shtesë në sfidën ndërmjet Mançester Sitit dhe Kuins Park Renxhersit i dhanë titullin skuadrës së Roberto Mançinit.

“Gjatë tërë edicionit kemi vepruar në mënyrën e duhur. Kemi luajtur në nivel të lartë dhe nuk pendohemi për asgjë që kemi bërë gjatë këtij viti. Ka pasur moment kur kemi gabuar, por me një bilanc të këtillë prej 89 pikësh në shumicën e rasteve do ta siguronim titullin”, ka theksuar Ferguson.

“E humbëm titullin, por në këtë aspekt nuk kemi mundur të bëjmë asgjë më tepër. I thashë ndihmësit tim, Felan se do të kemi probleme nëse Siti e barazon rezultatin në fundin e ndeshjes, pasi e di që ata shpesh shënojnë gola në sekondat e fundit. Kuins Park Renxhers luajti gjatë me një lojtar më pak".

"Mendoj se pesë minuta shtesë kanë qenë shumë, por nuk dua të komentoj asgjë më tepër, sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur në ndeshje. Sido që të jetë titulli është i tyre. Djemtë tanë kanë marrë një përvojë të madhe dhe fundi i këtij kampionati do t’iu shërbejë si leksion për të ardhmen” tha Ferguson.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'