Ferizaj, manifestim në 105 vjetorin
e lindjes së Enver Hoxhës

Ferizaj, manifestim në 105 vjetorin<br />e lindjes së Enver Hoxhës
FERIZAJ- Fronti Popullor i Kosovës feston përmes një manifestimi në Ferizaj 105 vjetorin e lindjes së ish-diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha. Kryetari i Frontit Popullor Remzi Hasani e ka cilësuar Enver Hoxhën si vigan dhe kolos të kauzës kombëtare që jetën e tij e ka konceptuar si detyrim ndaj atdheut. “Epoka që mban emrin e Enverit është epoka e njeriut që luftoi dhe punoi për çlirimin dhe emancipimin e Kombit dhe ndërtimin e fatit të atdheut e jo të atij.

Populli shqiptar rreth gjysmë shekulli çdo shkallë të progresit ia dedikonte shokut Enver Hoxha, sepse me emrin dhe kujdesin e tij u bënë ndryshime epokale në Shqipëri”, thotë Hasani. Krahas ditëlindjes së Enver Hoxhës Fronti Popullor ka shënuar dhe tre vjetorin e krijimit, dhe në këtë rast janë evokuar personazhe të luftës Nacional Çlirimtare, mes të cilëve dhe themeluesin e PKSH Ramdan Çitakun, por dhe Sabrije Vokshin. Aktiviteti ka qënë i konceptuar me muzikë, poezi për ish-diktatorin komunist por dhe përmes fjalimeve, që tregojnë ecjen me vendosmëri në rrugë e tij, rrugën e ndërtimit të komunizmit.

Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar

Homazhet për Bejkush Birçen, nderohet nga ish-futbollistë, trajnerë e drejtues klubesh! Marko: Ikja e tij la zbrazëti në futbollin shqiptar