Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, u mbajt sot ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe kadetëve amerikanë, të cilët bashkërisht realizuan kursin për zhvillimin dhe avancimin e gjuhës angleze dhe bashkëpunimin për mësimin e kulturave të ndryshme.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Komandanti i FSK-së, Gjeneral/lejtnant, Kadri Kastrati dhe Atashehu Ushtarak i Ambasadës Amerikane në Kosovë, kolonel Chad Butts.
Në trajnimin 3 javësh ishin 109 pjesëtarë, 37 amerikanë dhe 72 kosovarë, të cilëve iu dhanë certifikata, ndërsa vlerësimi i të dyja palëve ishte se, ky program është treguar frytdhënës dhe se duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Ky trajnim i përbashkët u realizua në kuadër të Planit për Bashkëpunim Bilateral në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, SHBA, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kadetët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë qëndrimit në FSK, pëtveç vendeve historike vizituan edhe kazermat, ku realizuan trajnime të përbashkëta me kadetët e Kosovës.
Kadetët amerikanë dhe ata kosovarë shkëmbyen ide dhe përvoja të dyanshme, në gjuhën angleze, çka ishte edhe një nga qëllimet kryesore./ATSH/
/Shqiptarja.com