Ferizaji nisi fushatën parazgjedhore

Sot nisi zyrtarisht fushata pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, për postin e kryetarit të komunës. Për këtë garë kandidaturën e tyre e kanë ofruar shtatë përfaqësues të subjekteve politike dhe një kandidat i pavarur.

Agim Aliu (PDK), Adem Salihaj (LDK), Faton Topalli (Vetëvendosje), Ramadan Hasani (AKR), Naim Ferati (AAK), Bujar Ademi (PD) , Ramadan Emini(LB) dhe Rrahim Sadiku, kandidat i pavarur, do të garojnë për të fituar postin e njeriut të parë në Ferizaj. Tetë kandidatë për pesë ditë do të shpalosin programet e tyre në përpjekje për të fituar besimin e qytetarëve ferizajas.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012, ditë e diel. 

Në komunën e Ferizajt, të drejtë vote kanë rreth 95 mijë qytetarë, të cilët do të votojnë në 25 qendra të votimit me 124 vendvotime.

Zgjedhjet mbahen pas dorëheqjes së Kryetarit të Komunës së Ferizajit, Bajrush Xhemajli i cili u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiç një person. Ai u gjet fajtor për thyerje të rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi.

/rg/shqiptarja.com/ 



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve