Ferma më e vjetër në Europë
zbulohet në Shqipëri

Ferma më e vjetër në Europë <br />zbulohet në Shqipëri
Zbulohet në Shqipëri një prej fermave më të vjetra blegtorale të Europës, për rritjen e kafshëve.
Susan Allen, një profesor në Departamentin Antropologjik në Universitetin e Cincinnati dhe Ilirjan Gjipali, përfaqësues i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë do të prezantojnë nje studim të posacëm lidhur me këtë studim në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Arkeologjinë më 20 prill.

Ferma gjendet në Vashtëmi të Korcës dhe daton që nga periudha e neolitit, 6500 vjet para erës sonë. Zbulimet tregojnë se fermerët ushqenin bagëtitë me grurë, thekër dhe elb. Provat arkeologjike te zbuluara deri tani flasin se fermerët e asaj kohe mbarështonin kryesisht drerë, derra të egër, etj si dhe peshk dhe burimet ujore ishin faktor kryesor në këtë përzgjedhje. Kjo favorizohej edhe nga kushtet klimaterike të zonës.

Ky është zbulimi i parë i këtij lloji në Shqipëri dhe vjen si një bashkëpunim mes shekncëtarëve nga Spanja, Franca, Shqipëria, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni