Fermat, Peleshi u prezanton
pronarëve ç'fitim do kenë nga shteti

Fermat, Peleshi u prezanton<br />pronarëve ç'fitim do kenë nga shteti
TIRANË – ZV.Kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kanë zhvilluar sot një takim me fermerë nga i gjithë vendi në Pallatin e Kongreseve, duke prezantuar skemën e re të mbështetjes së këtij sektori nga Qeveria.

Pas takimit, edhe Kryeministri Rama ka shtuar në Fb një fotogaleri me komentin: "Sot në Pallatin e Kongreseve u shpalosën skemat e reja të financimit që shteti mundëson për fermerët, në përpjekjen e përbashkët për të kaluar nga bujqësia e mbijetesës në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të fshatit; një paketë që mbështet projektet konkrete të fermerëve dhe sjell zhvillimin që duam në drejtim të formalizimit të këtij sektori strategjik për vendin tonë."
 
Zv.Kryeministri Peleshi ka vënë në dijeni fermerët gjatë takimit se "buxheti i shtetit, për vitin 2014, ka akorduar 71% më shumë fonde për fermerët, krahasuar me vitin e kaluar. Pra, plot 1.66 miliardë lekë për këtë vit.
 
Ky fond i fuqizuar rrit mundësitë e financimit për skemat e mbështetjes, veçanërisht përsa i përket ndërtimit të një infrastrukture moderne bujqësore, pasi infrastruktura shumë e dobët e grumbullimit dhe përpunimit në vendin tonë, jo vetëm që ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e ushqimit, por eliminon vlerën e shtuar për prodhimet bujqësore.
 
“Zhvillimi i deritanishëm i blegtorisë, jo vetëm që nuk ka nxitur zhvillimin e produkteve lokale, por ka vënë në rrezik të vazhdueshëm edhe shëndetin e qytetarëve me therje dhe shpërndarje të lëna në iniciativën edhe në mundësitë e pakta të fermerit",- tha Peleshi.

fermatNdërsa ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se “mbështetja dhe pagesat direkte për fermerët janë të orientuara me një masë të madhe drejt rimbursimit të çmimit për prodhimet që dorëzohen në qendrat e autorizuara të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve”, duke I garantuar më pas fermerëve edhe shitjen e produkteve.
 
Ministri Panariti nënvizoi se “këtë vit kemi rritur 60 % masën e investimeve të drejtpërdrejta në bujqësi, shumë që sipas ministrit do të shkojë për të inkurajuar ata që investojnë në ndërtimin e serave, pikat e grumbullimit, të ruajtjes dhe shitjes së prodhimit”.
 
Panariti nënvizoi se shërbimi më i madh që dot’i bëhet fermerit është blerja e prodhimit nga serat e stallat , duke i garantuar më pas edhe shitjen .
 
Redaksia online
(ar.sh/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç