Mungesa e ujit vaditës, cmimet e larta të karburanteve, por edhe cmimet e farnave apo te punimeve dhe pesticideve janë faktorët, që kanë cuar në braktisjen e tokave në fushën e Myzeqesë.
Braktisja e tokës në komunat Topojë, Qëndër ,Libofshë ka bërë që qindra hektare tokë kanë mbetur pa u punuar. Si pasojë ato janë të shkatërruara duke u kthyer në djerrë.
Sipas fermerëve, tokat bujqësore të Semanit tregojne qarte se ato jane te brakisura dhe askush nuk intersohet per t’i kthyer ato në toka të dobishme.
"Duke parë këtë situatë është shteti ai, që duhet të ndihmojë fermeret edhe pse ka ligje që kush e braktis tokën duhet t’i jepet atij që e punon. Në rast se nuk ndërhyhet historia e braktisjes së tokës në Myzeqe do të vazhdoje edhe në qindra hektarë te tjerë", - shprehen fermerët.
Toka, të cilat janë të braktisura për shkak të mos mbjelljes së tyre është ajo e komunës Topojë.
Këtu janë më shumë se 100 hektare tokë, që nuk punohet, ato kanë mbetur djerrë si rezultat i braktisjes.
Të gjitha këto kanë humbur interesin e fermerëve për të punuar tokën dhe ajo sot është djerrë ku kullosin bagëtitë jo vetëm të fshatit, por edhe të ardhura nga qytete të tjera të vendit tonë, toka të marra këto me qera e që përdoren vetëm për kullota sidomos në dimër.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com