TIRANE - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, zhvilloi sot një takim me fermerët në Gorçaj të Lushnjes, në lidhje me problematikat e shfaqura ditët e fundit për çmimet e ulëta të domateve, që sipas fermerëve, grumbulluesit ua marrin nën kosto.
Ministri Panariti propozoi vendosjen e një çmimi reference bazë, poshtë të cilit nuk mund të shitet asnjë produkt. Ai i siguroi fermerët se nuk do të lejojë që të tallen me mundin e tyre.
"Duhet të vendosim një çmim që të mos tallemi me fermerin. Këtë punë do ta bëj në mënyrë të organizuar dhe ministria ka dy javë që merret me këtë çështje. Jam këtu të dëgjoj problemet tuaja. Ky është propozimi im, oferta jonë dhe s'është vetëm për të kaluar këtë situatë, por ta vendosim gjendjen në binarë të qëndrueshëm. Apeli im është ndaj pikave të grumbullimit, që të vendoset një çmim dhe kjo do të bëhet në dakordësi me ju."- deklaroi Panariti.
Ministri theksoi se nuk mund të shitet një kilogram domate më pak se 40 lekë, për kilogram, në kohën kur po hyjmë në stinën e ftohtë.
"Do të konkretizohet në ditët në vazhdim, me punën tonë e të drejtorisë së bujqësisë, me një ankand fillestar, për një çmim poshtë të cilit nuk mund të bihet. Në radhë të parë ne duhet të mbrojmë interesat e prodhuesve. S'mund të shkojmë as me çmim qesharak në bursat e huaja dhe tregjet e huaja."- deklaroi ministri.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com