Fermerët e Lushnjes dalin sërish në protestë, kërkojnë plotësimin e 6 kërkesave (VIDEO)

Fermerët e Lushnjes janë grumbulluar për të mbajtur protestën e tretë brenda një muaj, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Vendi ku janë mbledhur protestuesit është Rotondoja e Savrës. Ndërkohë në një prononcim për Report TV, një ndër koordinatorët e shoqatës së fermerëve, Eduart Sharka, ka deklaruar se fermerët kanë shtuar një kërkesë të 6-shtë. Sipas Sharkës kjo kërkesë ka të bëjë me dhënien e një shume prej 50 mijë lekësh për një dylym tokë, nga ana e qeverisë në mënyrë që fermerët të heqin shpenzimet e mbjelljes së fidanëve.

"Sot kemi shtuar një kërkesë të gjashtë në protestë. Situata është shumë e rëndë. Sot u kërkua që qeveria të japë 50 mijë lek të reja për një dylym serë. Të paktën qeveria të subvencionojë mbjelljen e fidanëve. Skemat e konpensimit nuk kanë funksionuar asnjëherë. Fermerët kërkojnë që fondi i qeverisë ta japi direkt me faturën tatimore pas dorëzimit të mallit. Kështu fondi vjen direkt tek fermeri. Kështu do të dyfishoheshin fondet. Po kështu krizë kemi dëmtimet nga fatkeqësitë natyre. Pasi asnjë kompani nuk e  merre përsipër. Ne plehërojmë tokën pa ditur me çfarë. Duhet këshillim dhe shërbimi duhet të jetë falas. Ka mos përputhje të shkallë se TVSH që ka shkatërruar tregun. Kanë shitur produktet dhe nuk kanë marrë lekët. Duhet marrë përsipër shlyerjet. Protestat do të vazhdojnë dhe fermerët duan një ndryshim të skemës. 4.9 milion euro kërkohet. 2 mijë hektarë sera janë, prek qindra mijëra."  ka deklaruar një ndër koordinatorët e shoqatës së fermerëve Eduart Sharka.

Edhe më herët fermerët kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që vijojnë si më poshtë:

1) Subvencion i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi tek fermeri

2) Vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore

3) Ndërhyrja në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH të jetë e njëjtë si në shitje dhe ne blerje

4) Garantimi i shërbimit të ekstensionit nga ministria e bujqësisë dhe laborator analizash për produktet

5 ) Qeveria arbitër mes palëve tregtuese-fermerë për rregullimin e tregut.

Fermerët kanë marrë edhe prodhimet e tyre me vete të cilat i kanë rreshtuar buzë rrugës ne shenjë proteste.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Rama ka ftuar të gjithë fermerët që të aplikojnë për fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet këtë kategori. Ky program është një kërkesë për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale.

Programit IPARD, synon  të rrisim sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore.

1572432704_fermer8.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shaban: 30/10/2019 19:02

    a paguajne ndonje taks a ndonje kontribut ne shtet keka fermeret ? apo vetem kerkojne

    Përgjigju
  • tosi: 30/10/2019 12:03

    keta fermeret i ka nxitur Nafije Dybeku i leshitkikes dhe ju ka premtuar fermereve se kur te vije ne pushtet leshidhise ne vitin 2036 Nafija do u mesoje falas fermereve qush tundet dybeku ne qe ne moshen 15 vjecare,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun