Insidor Rexhepi emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, do të hetojë administratën! Koordinatorë në 26 institucione

Insidor Rexhepi emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, do të hetojë administratën! Koordinatorë në 26 institucione

Tiranë- Kryeministri Edi Rama emëroi sot Insidor Rexhepin si drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Antikorrupsionit DPAK.

Rexhepi, i cili më parë ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK do të drejtojë Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, (DPAK) e cila ka për mision të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme (20 Nëntor) të Këshillit të Ministrave. Ndërsa DPAK ngrit me vendim qeverie më 26 qershor 2024 dhe do të ketë koordinatorë në 26 institucione. 

DPAK do të kryejë hetime administrative, për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive.

 Në çdo rast, në përfundim të hetimit hartohet raport përfundimtar, i cili i propozohet për miratim drejtorit të Përgjithshëm të DPAK-së. 

Kush është Insidor Rexhepi

Diplomohet “Jurist” në vitin 2008, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitet 2009-2012 ka ushtruar funksionin e inspektorit në sektorë të ndryshëm të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Tiranë. Në vitet 2012-2017 ka punuar si inspektor hetimi në Drejtorinë e Hetimit Tatimor. Ka ndjekur trajnime dhe specializime të vazhdueshme, si dhe është njohës i mirë i legjislacionit të fushës hetimore tatimore, hetimeve penale për krimet në fushën ekonomiko-financiare, pas një eksperience disavjeçare bashkëpunimi me Prokurorinë, si me referimin, hetimin dhe dërgimin e shumë çështjeve për gjykim. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

 

Vendimi 

"EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të  vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël