Fermerët e Maliqit u gjobiten me nga 1 mln lekë pas protestës, nënkryetari i biznesit të vogël: E pamundur të paguhet! Në negociata për ta zeruar

Fermerët e Maliqit dolën në protestë më 22 korrik bashkë me mjetet e tyre për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë pasi rrezikojnë të falimentojnë.

Me arsyetimin se fermerët bllokuan rrugën me zetora, ata u gjobitën nga policia me 1 milionë lekë të vjetra.

Por, a ka mundësi një fermerë të paguajë një gjobë me vlerën prej 1 milionë lekësh, në një kohë kur është duke falimentuar?

Për Bujar Muço, nënkryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël, në një lidhje skype nga Korça, në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, kjo shumë është e pamundur që të paguhet nga rreth 70 fermerët që janë gjobitur pas protestës.

Sipas tij, po negociohet për të bërë të mundur zerimin gjobës që i është vendosur fermerëve.

“Policia është sjell në mënyrë arrogante dhe të dhunshme nuk na u lejua as në rrugën dytësore që të protestonim. Dhe janë gjobitur 70 fermerë me 1 mln lekë që është e pamundur që të përballohet. Ne jemi në negociata që gjoba të zërohet sepse është e pamundur që të paguhet dhe do krijohet një irritim i madh tek fermerët. Ne po shohim që fermerët pjesa me madhe po ikën, nuk duhet ta vrasim bujqësinë dhe blegtorinë”, tha ai.

Muço bëri me dije edhe disa nga kërkesat që kanë fermerët.

“Ne kërkuam që qeveria duhet të ndërhyj tek produktet e importit, sepse po bëhet një konkurrencë e pandershme. Duhet të bëhen disa kontrolle, sepse mallrat që hyjnë nga jashtë kalojnë pa doganë me lehtësi të madhe dhe vijnë dhe na konkurrojnë ne, po edhe konsumatori se di se çfarë konsumon. Kemi edhe një problem që konsumatori çmimet e produkte bujqësore dhe blegtorale po i merr me çmime më të larta se vendet e rajonit”, tha ai.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Protesta e fermerëve të Maliqit, eksperti i agrobiznesi për ‘Përballje’: Subvencionet janë të ulëta! Shteti s’ka bërë asnjë lëvizje

 

Ilir Pilku, ekspert agrobiznesi në një lidhje skype për emsionin ‘Përballje’, u shpreh se qeveria duhet që të ndërhyjë.

Sipas tij, shteti s’ka bërë asnjë lëvizje për të marketuar produktet shqiptare, ndërsa theksoi se subvencionet për fermerët janë të ulëta.

“Bujqësia po përballet me faktor të jashtëzakonshëm që lidhen me politikën bujqësore shtetërore që ka një paraqitje jo të duhur. Nuk jam dakord që këto probleme zgjidhen duke ndërhyrë jashtë cdo lloj aspekti ligjor në dogana, nëse e bëjmë këtë do të na e bëjnë edhe vendet fqinje, por ajo që unë vë re është se qepa dhe shalqini janë produktet që po shkaktojnë një humbje të madhe tek fermerët. Fermerët nuk kanë mundësi aksesi në tregjet europiane për produktet e tyre. Pyetja që duhet të bëjmë ne është ca ka bërë fermeri, ka prodhuar atë produkt që i shkon asaj zone, po shteti ca ka bërë. Subvencionet janë të ulëta, kreditimi është me norma interesi të larta. Shteti s'ka bërë asnjë lëvizje për të marketuar produktet shqiptare”, tha ai.

Për eksperten e ekonomisë, Romina Radonshiqi fermerët sot përballen përpos problemeve të tjera edhe me mungesën e puntorëve.   

“Fermerët përballen me disa sfida me mungesë të punonjësve të boshatisjes së fshatrave, në disa zona punojnë të gjithë familjarët dhe ata duan që të kenë një pagë të mirë dhe ata janë me probleme që nga momenti që e prodhojnë produktin. qeveria duhet që të bëjë ndërhyrje, sepse Qeveria e ka shpallur si sektor strategjik bujqësinë, por si mund të jetë strategjik kur nuk është konkurrues në tregun vendas dhe jo më pastaj në atë të jashtëm”, tha ajo.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi: 24/07/2024 16:43

    Mos bllokoni rugen se do kaloj mileti protestoni para institucioneve para bashkis ose ndonje vend tjeter jo te bllokoni rruget po ne ku do kalojme apo te marim avjonin

    Përgjigju
  • Den: 24/07/2024 15:48

    Po te ish nje proteste partiake te themi me sloganin lironi Berishen sepse eshte kriminel dhe hajdut do te ishin mbledhur pa frike 700 njerez Protestojne per problemet ekonomike,buken e gojes,mblidhen 70 vete dhe normalisht policia ben gallate,i gjobit Kjo ndodh vetem ne Albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'