Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër buxhetit dhe paketës fiskale: E duam bujqësinë si gjithë Europa

"Mos e kaloni projektbuxhetin pa shqyrtuar kërkesat tona", me këtë moto kanë protestuar me qindra fermerë të Myzeqesë.

Fillimisht protestuesit janë mbledhur në vendin e njohur si "rrethrrotullimi i plastmasit" e më pas kanë marshuar në sheshin kryesor të Lushnjes, për tu ndalur përpara bashkisë. Në protestë morën pjesë dhe deputeti i PD, Sajmir Korreshi dhe drejtues të tjerë të PD lokale.

“Duam të drejtat tona. E duam bujqësinë si gjithë Europa”, thanë ata.

Kjo është protesta e dytë që organizohet brenda pak ditësh, ku fermerët, grumbulluesit dhe eksportuesit e produkteve bujqësore kërkojnë që parlamenti të mos votojë paketën fiskale pa marrë parasysh kërkesat e tyre, siç janë ndryshimi i skemës së subvencioneve, heqja e TVSh për inputet bujqësore si dhe barazimi i TVSH në shitje dhe blerje.

"Nuk mund të kalojë paketa fiskale pa u konsultuar me fermerët. S'mund të miratojë parlamenti 10 për qind TVSH për inputet bujqësore, kur janë rritur të gjitha çmimet nga efekti i krizës globale të energjisë. Kërkojmë subvencione të drejtpërdrejta, sepse ato që janë dhënë deri më tani me pikatore nuk kanë arritur tek fermeri", u shpreh Eduard Sharka, kreu i shoqatës së fermerëve. 

Më tej theksoi: "Unë e sfidoj kryeministrin Edi Rama, nga ky shesh, nëse gjykata Kushtetuese na jep të drejtë, ai duhet të shkrijë Ministrinë e Financave sepse nuk ka asnjë vend të botës që TVSH në blerje është 0 për qind dhe në shitje 20 për qind".

"Nuk janë marrë në konsideratë kërkesat tona, ndaj nëse miratohet nga parlamenti paketa fiskale ne do të vazhdojmë të protestojmë", tha një tjetër fermer.

E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca te shumta policie si dhe kamera sigurie të vendosura edhe në pemë...

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nga Lushnja ka udhëtuar drejt Tiranës me perime në dorë, për të përcjellë mesazhin në parlament në mënyrë origjinale.

KËRKESAT:

1 Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimi

2 Barazim i TVSH ne shitje dhe blerje

3 Heqja e TVSH për plehrat kimike dhe inputet bujqësore

4 Laboratorë analizash për tokat dhe perimet

5 Garanci pagese te faturave te shitjes nga grumbulluesit

6. Mbështetje për eksportuesit me 3 lekë për kg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Protesta e fermerëve kundër paketës së re fiskale, Meta: Duhet dialog, qeveria të vlerësojë propozimet që ata kanë bërë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së fermerëve të Myzeqesë kundër paketës së re fiskale. Meta thotë se qeveria duhet të dialogojë dhe të vlerësojë propozimet që ata kanë bërë.

‘Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth. I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.’- shkruan Meta.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trap myseqeje: 15/11/2021 17:12

    Pse te kompensohen?A punojne token e tyre?Mos valle u jep qeveria plan prodhimi te detyrueshem,ne interes te tregut dhe buxhetit te shtetit?Prodhojne dhe e blejne faren apo fidanin atje ku u leverdis dhe per cfare iu leverdis,pra per fitimin e tyre.Ne ekonomine e tregut njihet edhe falimenti.Ndaj edhe pronaret e tokave diferencohen ne te medhej,te mesem,te vegjel.

    Përgjigju
    • Rroottttttttt: 22/11/2021 09:03

      pse te subvenciojne Manen apo Kastratin me toka falas, ulje taksash e koncesisone atehere?

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd

Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd