SHKODËR - Fermerët e komunës Postribë kanë deklaruar se me rritjen e sipërfaqeve të mbjella me duhan është rritur prodhimi dhe ulur fitimi.
 
Sipas tyre, ka 2-3 vite që duhani ka mbetur stoqe në magazinë, ndërsa është i vetmi produkt me të cilin mbajnë familjet e tyre rreth 70% e fshatrave të kësaj komune.

Këtë kanë bërë të ditur fermerët: Nazmi Halilaj, Nuh Isaja, Shaqir Hasaj. Ndërkaq vetë agronomi Gëzim Halilaj në komunën Postribë deklaron se duhet një dorë e fortë e shtetit dhe Ministrisë së Bujqësisë, e cila mund të mundësonte lidhjen e kontratave te kompani të mëdha.

Vetëm në komunën Postribë janë rreth 900 hektar toke, ku më shumë se 70% është e mbjellë kultura e duhanit dhe gjithsej janë rreth 1500 fermerë të kësaj culture, që e kanë si të vetmin mjet fitimi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)