Fermerët evropiane vazhdojnë protestat, 1000 traktorë në Bruksel bllokojnë rrugët e qytetit

Fermerë, të cilët mbërritën nga gjithë vendet e BE-së po protestojnë kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe Marrëveshjes së Gjelbër, në Luksemburg, para parlamentit Evropian. Një natë më parë ato dogjën goma, dru si dhe hodhën tymuese para Parlamentit Europian.

Të paktën 1000 traktorë kanë bllokuar rrugët në Bruksel, veçanërisht pranë institucioneve të BE-së, ku priten liderët e BE-së për Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian.

‘Sot në Këshillin Evropian ne po diskutojmë gjithashtu buxhetin dhe objektivi i parë është që të sigurohemi që bujqësisë të mos i hiqen më burime siç ka ndodhur në dekadat e fundit.’ tha presidenti i kompanisë italiane Coldiretti, Ettore Prandini, duke folur para Parlamentit Europian në Bruksel, raporton Tgcom24.

Ndërkohë protestat e fermerëve vazhdojnë edhe në Francë. Është e vështirë të arrish në Paris nga 8 autostradat që të çojnë në kryeqytet dhe të cilat janë ende të bllokuara nga traktorët.

Qeveria franceze pritet që në takim të nivelit të lartë në Bruksel t, të nxisë vendet e tjera anëtare të BE-së të lehtësojnë rregulloret mbi shfrytëzimin e tokave djerrë.

Ndërsa është e lehtë t’i gruposh protestat së bashku, ato janë shkaktuar kryesisht nga situata specifike kombëtare. Protestat gjermane fokusohen në subvencionet e naftës, fermerët spanjollë kanë sulmuar kohët e fundit masat e kursimit të ujit kurse demonstruesit francezë janë të shqetësuar për ujitjen dhe shpenzimet e karburantit, si dhe për politikën tregtare të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, me rritjen e çmimeve të plehrave kimike dhe të karburanteve në Evropë pas sulmit rus ndaj Ukrainës, fermerët thanë se po ndjejnë presion në të gjithë Evropën, pavarësisht nga çmimet shumë më të larta të ushqimeve në raftet e supermarketeve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit