Fermerët humbin 25% të prodhimit për shkak të makinerive! Kreu i 'Agrobiznesit': Bujqësia po përballet me mungesë punëtorësh

Largimi i të rinjve drejt qendrave të urbanizuara dhe emigrimi jashtë vendit, po kthehet në shqetësim për fermerët gjatë periudhës së vjeljes së prodhimit. Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një intervistë për Report TV shprehet se mungesa e fuqisë punëtore po ul prodhimin.

“Tashmë po ndeshemi me mungesën e fuqisë punëtore në momentin e vjeljes për arsye sepse po shpopullohet zona rurale dhe shumica e të rinjve po largohen prej saj dhe mbetet vetëm mekanizimi si elementi kyç që ne të mos ulim ritmin e prodhimit dhe të mos lëmë pa shfrytëzuar potenciale që kemi. Në të njëjtën kohë është provuar që nëse nuk e vjelim në kohë prodhimin për arsye të mungesës së fuqisë punëtore 30% e tij humbet”, shprehet Rrapaj.

Problemi tjetër që çon në humbjen e 25 për qind të rendimentit të prodhimit të fermerëve, janë makineritë e vjetra që përdoren gjatë procesit të vjeljes.

“Mekanizimi është problem sepse flota e mekanikës bujqësore është e një moshe që i ka kaluar të gjitha parametrat që përdor Bashkimi Evropian porsa i përket jetëgjatësisë. Ne humbasim një rendimet me makinën e vjetër 25% të prodhimit. Ne humbasim një sasi të madhe prodhimi vetëm si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore dhe mekanizimit në procesin e vjeljes”, thotë Rrapaj.

Ndërkohë vetëm në 6-muajt e parë të këtij viti, vendi ka eksportuar ushqime dhe pije-joalkoolike me vlerë174,9 milionë euro. Mbi 15.7 milionë euro sipas Institutit të Statistikave, ishin zarzavate, drithëra dhe fruta, vlerë qe do të ishte shumë e e lartë nëse makineritë bujqësore do të ishin të reja.

“Ne kemi produkte të sigurta, duke qenë se në vitin e kaluar dhe deri më tani ne nuk kemi asnjë kthim mbrapa porsa i përket mallrave nga vendet e rajonit që kanë një kontroll të imtësishëm. Ne kemi disa bimë që i kanë rezistuar kohës dhe me këtë ne çajmë tregjet për arsye të shijes shumë të mirë që ata kanë dhe për shkak të vlerave ushqyese që ato kanë”, tha kreu i agrobiznesit.

Ndërkohë sa i takon çmimeve të larta të produkteve bujqësore në treg, Rrapaj thotë se shkak janë grumbulluesit e paligjshëm, dhe fakti që në kryeqytet shpërndarja e frutave dhe perimeve bëhet nga një treg, duke bërë që çmimet të caktohen nga ky monopol.

“Janë grumbulluesit e pa-formalizuar që shesin me çmime të pakontrolluara dhe të parregulluara nga tregu. Ne na mungon një bursë dhe mungesa e saj bën që ne të mos kemi një çmim të unifikuar dhe një çmim të rregulluar. Shpërndarja e perimeve është e diktuar nga një treg dhe ka një dominancë edhe në vendosjen e çmimeve çka bën që ne të mos përfitojmë as nga luhatja e tregut dhe as nga tregu i lirë”, tha ndër të tjera ai.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 24/07/2021 13:39

    Nese marrin 600€ ne muaj ne pune sezonale ne Greqi, jepi 400€ ti se vijne te punojne tek ty. Por ti do ti paguash 100€, te punojne 14 ore ne dite, dhe 7 dite ne jave. Biznesmenet duhet ti pershtaten realitetit ne Shqiperi dhe jo te kerkojne qiqra ne hell. Krah pune nga Azia sic thote psikopati do e rrenonte akoma me shume Shqiperine. Ka mbaruar epoka e Eldorados Shqiptare, ku me pak shpenzime pasurohesh brenda vitit, se nuk paguaje taksa, krahu i punes te kushton me pak se po te mbaje skllever. Kjo epoke po mbyllet, dhe tregu duhet ti skarcoje ata pseudo-biznesmene analfabete qe nuk dine te bejne biznes. Qeveria duhet ta kuptoje kete dhe mos shkoje ne sensin e ketyre derrave, por te orientohet drejte stadit tjeter. Nese fasonerite nuk jane rentabel me krah pune shqiptar, le te falimentojne dhe nje biznes me fitimprures le te ngrihet ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Free: 24/07/2021 09:06

    Punetor ka sa te duash nese paguan me mire se konkurrenca. Mos u ankobi kot se ne greqi jane te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja