TIRANE, 17 Janar /ATSH/- Aktiviteti i fermereve në mjaft zona të vendit po zgjerohet edhe në drejtim të mbarështimit të bleteve dhe prodhimit të mjaltit.
Relievi e kushtet klimatike në Shqipëri janë shumë të përshtatshme për rritjen e bletës. Por, prodhimi i mjaltit në vend mbetet ende në kushtet e një biznesi famijar me pak koshere bletësh.
Sipas tstatistiakve,  në një vit prodhohen gati 3 mijë tonë mjaltë me përqëndrim më të madh të koshereve në zonën juglindore të vendit. Sipas bletërritësve, "ky është një biznes që duhet nxitur, pasi persona të interesuar për t'u marrë me këtë aktivitet, por ata duhet të zhvendosen në zonat malore".
Aktualisht Saranda kryeson më prodhim, duke siguruar mbi 10% të prodhimit vendas të mjaltit.
Mjalti është një produkt që njihet shkencërisht për vlerat ushqyese dhe kurative. Konsumi i mjaltit vlerësohet të përmirësojë kushtet fizike të njeriut duke rritur rezistencën ndaj lodhjes. Ai këshillohet nga mjekët dhe studiesit për rritjen e nivelit të kujtesës ashtu siç këshillohet për efektet kuruese në aparatin e frymëmarrjes dhe atë tretës. Prej kohësh, mjalti përdoret edhe në industrinë farmaceutike për prodhimin e kremrave të ndryshme kuruese. /a.g/