Fermerët në Lushnje i “dorëzohen” importit! Reduktohen sipërfaqet me grurë

Gruri, një nga produktet më bazike të popullatës, si rezultat i importeve nga tregu rajonal dhe botëror, si dhe të politikave jo stimuluese nga ana e qeverisë po njeh rënie të sipërfaqes së kultivuar nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare vetëm në tre vitet e fundit sipërfaqja e mbjellë ka njohur vetëm rënie. Në vitin 2022 në Lushnje janë mbjellë 8800 hektarë me grurë, në vitin 2023 4700 hektarë dhe këtë vit 3400 hektarë.

Kultivuesit e kulturës së grurit e kanë humbur interesin për shkak të rënies së çmimit të grumbullimit. Aktualisht prodhimi i ri po merret nga pikat e grumbullimit me 23 deri 25 lekë për kilogram.

Çmim që për fermerët në zonën e Tërbufit nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Nga ana tjetër drejtuesit e autokombajnave detyrohen që shërbimin e korrjes së grurit ta ofrojnë me çmime të larta për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve dhe pjesëve të këmbimit për mjetet e tyre.

Tregu vendas dominohet nga drithi që vjen nga importi me çmim më të ulët për këtë arsye bizneset dhe konsumatori i plotësojnë nevojat për drith dhe nënproduktet e tij nga tregu i jashtëm.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 22/06/2024 17:42

    shteti te subvencionoje grurin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Finalja Spanjë – Angli, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Prezantohet Mbappe, në stadiumin e Madridit do ta presin 86 mijë tifozë

Prezantohet Mbappe, në stadiumin e Madridit do ta presin 86 mijë tifozë