Dhjetëra blegtorë dhe fermerë nga Lushnja, Fieri dhe Berati kanë protestuar ditën e sotme në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnje. Blegtoret kanë derdhur qumeshtin e tyre ne shenjë  proteste dhe kane kerkuar nga qeveria qe te mos vendosi në funksion skemën e re të tatimit me 14% në shitje të produkteve,  pasi keshtu grumbulluesit ngarkohen me kosto të lartë dhe nuk do të blejnë qumështin nga ata.

Që nga 1 janari me ligj norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë nga 20 përqind është ulur ne 6 për qind, ndersa agroperpunuesit duhet qe diferencen prej 14 përqind ta derdhin ne buxhetin e shtetit. Por këta të fundit kanë paralajmëruar se për të mos falimetuar, po këtë diferencë do ta sigurojnë duke u marrë fermerëve prodhimin me çmim më të lirë.

Fermerët thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të protestojnë sërish në datë 18 mars.