Reperi Fero ka marrë një famë shumë të madhe edhe pse është mjaft i ri në moshë. Ai shpreh gjithmonë hapur mendimin e tij për reperët shqiptarë pa pasur komplekse se mund t’i mbyllë dyert vetes.
E ftuar në “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën, Fero u vu në një sfidë ku kishte përballë të gjithë reperët shqiptarë. I pajisur me një pushkë “paint ball” ai duhet të qëllonte fotot e tyre pasi të dëgjonte pyetjet drejtuar nga Adi Pojana.
Fero zgjodhi Getinjon, si reperin me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë, zgjodhi S4MM si reperin që duhet ta lërë këtë profesion. I pyetur se cili është reperi më i mirë ai zgjodhi Getoar Selimin, si reperin që nuk e meriton famën që ka zgjodhi Noizyn, cili vjedh më shumë ai zgjodhi Butën. Por Fero gjithat shprehu se pëlqen mesazhet që përcjell Unikkatil në këngët e tij, e ndërsa reperin me të cilin do të donte të bashkëpunonte zgjodhi Ledri Vulën.