TIRANE- Mimoza Ferraj, ish-studente e Dhjetorit, njëra prej drejtuesve të Lëvizjes së vitit '90, prej shumë vitesh familjarisht në SHBA, në një intervistë për "Shqiptarja.com' thotë se ministri i Punës Spiro Ksera, që në rini ka luftuar për Vorio Epirin. Shoqe fakulteti me ministrin e sotëm të Punës dhe Çështjeve Sociale, Ferraj thotë se ai e shprehte hapur qëndrimin e tij se jugu i Shqipërisë është tokë greke dhe duhej bashkuar me Greqinë, me ndërhyrjen e qeverisë greke.
Zonja Ferraj si e keni njohur Spiro Kserën?
Përpara se tju përgjigjem pyetjes tuaj më lejoni të përshëndes Kserën dhe t'i them dy fjalë në gjuhën që unë gjithmonë kam komunikuar me të, në gjuhën e tij: "???? ??? SPIRO ?? ??????????? ???? ?? ?????? ?? to kano oqi ??? mena, mono ??? ton megali Noli, Konitza, e tin magali agapy my ???????" ("Pershendetje Spiro, të më falesh, por më duhet të bëj këtë jo për veten, por për Fan Nolin, Faik Konicën, dhe për të madhen dashuri Shqipërinë"). Me Kserën kemi qenë në një grup, studentë të inxhinierisë mekanike, në Universitetin e Tiranës. Ishte një djalë i urtë, që kishte një dashuri të madhe për prejardhjen. Ai në pushimin midis orëve, dilte në tabelën e zezë dhe shkruante në greqisht emrin e tij dhe na thoshte: Unë kam filluar të shkruaj në shqip shumë vonë. Ishte shumë i dhënë pas gjeometrisë deskriptive si dhe i shoqërueshëm shumë me shoqet e kursit, sepse ishte shumë i butë si djalë dhe i ndihmonte vajzat në projektet që bënim, sidomos në grup. Po ju sjell një rast interesant …..Në vitin e parë Ksera ngeli në Historinë e Partisë. Profesori ishte nga Babica e Vlorës, Profesor Saledini e quanin. Ksera u mërzit shumë dhe ishte ngulitur në kokë se "profesori e ngeli se ai ishte grek". U mundova ta qetësoja dhe ta bindja se nuk ishte ajo arsyeja. I premtova do flas me profesorin meqenëse ishte nga Vlora dhe do t'i them çfare ti mendon. Provimin e dha në gusht dhe në mos gabohem mori notën 8.
Çfarë thoshte për origjinën e familjes së tij dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë?
Më duhet të nxjerr në pah diçka: Krenaria e tij për origjinën e tij. Ishte e para gjë që unë vura re tek Spiro dhe jo vetëm unë, por i gjithë grupi dhe unë i ngre kapelen për këtë, sepse një njeri që nuk respekton veten nuk ka si të respektojë të tjerët. Spiro më shumë se një herë e ka shprehur me ndjenja të fuqishme hapur "ishte grek dhe do të vdiste grek". Kjo nuk ishte diçka që ai e mbante brenda zemres. Më habiste diçka unë vija nga Vlora dhe në Vlorë grekofonët nuk dilnin direkt si dilte Spiro dhe për guximin e tij unë e admiroja.Spiro e thoshte hapur se Derviçani ishte tokë greke dhe do vinte koha që e drejta do vihej në vend. Fliste me pasion për Greqinë, familjarisht kishin marrëdhënie direkte me njerëzit e tyre në Greqi. Ata i mbanin me rroba, ushqime dhe para. Spiro shprehej me bindje të thellë se një ditë çështja e Vorio Epirit do të zgjidhej.
Ndoshta mosha kur keni qenë bashkë me të në shkollë nuk mund ta fajësojë Kserën për idetë tij progreke?
Jo, përkundrazi e shikoja si një grek në tokën shqiptare që donte të luftonte për të drejtat e tij. Ashtu si shikoja veten time si shqiptare në tokën shqiptare që doja të luftoja për të drejtat tona në tokën tonë. Ne shikonim dy Spiro, një njeri i qetë si qengj kur diskutonim për çdo gjë tjetër, dhe një Tarzan kur fliste per ceshtjen greke.
Cilat ishin idetë e tij për Vorio-Epirin?
Spiro nuk fliste për Vorio Epirin, ai kishte plan dhe platforma. Ai dinte pyetjet dhe përgjigjet, kush ishte problemi dhe si do të zgjidhej. Problemi i tij ishte që Vorio Epiri është tokë greke dhe duhet të bashkohet me Greqinë dhe zgjidhja e saj do të bëhet nga grekët që jetonin në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë greke. Këto Spiro i shprehte hapur tek të gjithë jo vetëm tek mua, por meqenëse më dhatë mundësinë me këtë intervistë po ju citoj më poshtë një thënie të ish-kryeministrit grek". "Më 1915 në Parlamentin grek kryeministri Venizellos tha se tani vetëm një fatalitet hyjnish mund t'i largonte nga Epiri i Veriut' (Toskëria) e pushtuar përgjakshëm. Ata u detyruan të largohen, dhe ai shtoi se‚ Vorioepiri shpëtoi së pari falë përpjekjeve dhe zgjuarësisë së veçantë të Nolit'! Më 1924 kur Shqipëria me përfaqësues zyrtar Nolin pranohej më në fund në Lidhjen e Kombeve, gazetat e Londrës shkruan se "Një burrë-shteti i tillë do nderonte çdo vend tjetër e siç u duk ai ka lexuar gjithçka duhet të lexohet"!
Ju citoni një thënie të Kserës se "Do të vdes për çëshjten e grekëve në Shqipëri". Çfarë nënkuptonte me të?
I madhi Faik Konica ka thënë: "Kombësia jonë zuri të humbasë kur u ngjall Greqia. Gjer atëherë, shqiptarët e krishterë rronin vëllazërisht me të tjerët, por pasi fitoi pavarësinë Greqia, nga njëra anë shqiptarët myslimanë u shtrënguan t'i lidhen më fort Turqisë, nga tjetra anë të krishterët shqiptarë iu afruan shtetit të vogël të krishterë, gjer sa u bënë fare, fare grekër. Në këtë mënyrë, Greqia e ngjallur prej shqiptarëve, u bë shkak për vdekjen e tyre." Ato nuk ishin fjalë. Spiro kishte një platformë që do ta ekzekutonte kur t'i vinte koha.
Si e komentoni qëndrimin injorues të kryeministrit Berisha ndaj këtij ministri që është shfaqur në krah të ekstremistëve grekë, sic është neonazisti Kristo Papas?
Jeta ka çudira dhe çudia ime më e madhe ishte kur mora vesh që Spiro ishte ministër e para dhe çudia e dytë ishte ministria që përfaqësonte. Në takimin me doktor Berishën mëse dy vite më parë unë i thashë doktorit që "Spiro është grek dhe do vdesë grek dhe nuk duhet të qëndrojë në atë ministri. Spiro është djalë i mirë, por kurrë nuk do punojë për interesat e Shqipërisë. Nuk e quaj shumë korrekt dhe ai mund të zëvendësohej me njerëz nga pakicat që e ndjejnë veten qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe do t'i shërbenin asaj me besnikëri. Nga përvoja ime në SHBA se nëpunësit kur zgjidhen nga emigrantë të rinj merret në konsideratë gadishmëria e tyre për t'i shërbyer shtetit amerikan, pra sjellja e tyre. Në këtë aspekt ikja, qëndrimi dhe ardhja e Spiros nga Greqia duhet të analizohen dhe të merren në konsideratë.
(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com