Deputeti demokrat Saimir Korreshi, e nisi fjalën e tij në Kuvend me protestat për projektin në Zvërnec. Sipas Korreshit Zvërneci ishte pika që derdhi gotën dhe njerëzit të protestojnë.

“Ne kemi detyrimin t’i dëgjojmë ata, sepse njerëzit e thjeshtë nuk kanë mundësi të ulërasin nga kjo foltore. Zvërneci ishte ajo pika që derdhi gotën. Janë lodhur duke dëgjuar marrëzitë tuaja. Flasin për pensionet por a i kanë pyetur pensionistët sa i shkon muaji. Ju që thoni që jemi një hap larg Uropës. A e dini që këta njerëz e mbajnë frymën nga ata fëmijë që kanë. Ja pse njerëzit janë në shesh, ja pse dergjen në rrugë”, tha Korreshi.

Më tej ai u ndal edhe te spitali i Lushnjës, ku sipas tij në këtë qendër spitalore ka mungesë të tetanosit.

“Mikesha jonë në Lushnjë u detyrua të blejë tetanos  jashtë se s’ka spitali. Po ky shtet bën dy analiza njëra me leucemi dhe tjetra normale. Më erdhën analizat pasi dhurova gjak, s’ke rruaza të bardha më dolën, Shkova bëra analizat, u alarmova ca ndodhi, shkova i bëra prapë më dolën në rregull.

Se i merr analizat mrroklla hipën në autobus 40 gradë pale kur të shkojë në Tiranë, pastaj kur të vij radhe, dhe ti je me leucemi po gjak mund të japësh prapë, a ka budallenj më të mëdhenj për këto shkresa kush i firmos. I ftoj lushnjarët të dielën në orën 10:00 të protestojnë.

Mësuesit po punojnë pasdite, që dje ishte shtresa më luksoze. Prandaj ikin njerëzit, ikin të rinjtë. Po ata nuk blejnë dot një sufllaqe për veten e vet. Në këtë vend është shtuar maskarallëku, dhe ndodhi ajo që ndodhi sot (vrasja e policit në Maliq)”, tha Korreshi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - ‘Zvërneci’ në Kuvend/ Berisha sulmon protestën: Ka mjeranë anti-opozitë! Balla i kujton lidhjet me Artur Shehun: Ke shkuar në Vlorë me makinën e tij