Ferrari tregon për A1 REPORT
misteret që fsheh piktura e tij

Ferrari tregon për A1 REPORT<br />misteret që fsheh piktura e tij
I kënaqur nga vizita e tij në Shqipëri, me mikpritjen dhe ushqimin-piktori italian Agostino Ferrari ndan me artdashësit shqiptarë mesazhet e 20 pikturave të tij në ekspozitën “Brenda – Jashtë”.
 
Ekspozita u çel në Pallatin e Kulturës në Tiranë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 26 shtator. Piktori i lindur në Milano në vitin 1938 rrëfen për A1 REPORT simbolet e pikturës së tij dhe konceptin e ngjyrës.
 
ekspozita 2







































Agostino Ferrari zbulon për ne disa nga misteret që fsheh piktura e tij që lidhen me shenjat dhe kuptimin e tyre. Shenjat enden rreth e rrotull për një kohë të gjatë pa gjuhë, pa e njohur kuptimin e tyre, por edhe kur e mëson, kuptimi kurrë nuk zbardhen plotësisht, duke krijuar dashur pa dashur një “kufi”.
 
Është kjo dukuri që e tërheq artistin e njohur italian Agostino Ferrari dhe e bën konceptin e tij aq shumë origjinal. Ai rreket të depërtojë përtej kufirit që vihet në mes të shenjës së shkruar deri diku si një kod i njohur dhe elementeve estetikë që ajo shfaq.
 
Megjithatë ai na këshillon të mos shqetësohemi për simbolikën e shenjave, sepse sipas tij shenja është diçka që përfaqëson njeriun.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri