/ATSH/ - Në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë fillon sot edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar "Fest Film Kosova -Hyjnesha në Fron". "Do të shfaqen filma nga Kosova, rajoni dhe vendet e ndryshme të botës", thonë organizatorët.
Bëhet e ditur se komunitetit të artistëve do t'u drejtohen ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff dhe themeluesi i Festivalit, aktori, Besim Ajeti.
Festivali do të zgjasë deri të premten, më 21 Nëntor, ndërsa çdo ditë do të zhvillohen sesione që mbahen në trenin që udhëton drejt Pejës ose Elez Hanit, sesione këto në të cilat do të shfaqen Filmat e metrazhit të shkurtër, kurse në hapësirat e Stacionit Hekurudhor do të shfaqen filmat e metrazhit të gjatë.
Krahas filmave në kuadër të Festivalit do të organizohen 'master klasët' ku ekspertë të shumtë nga fusha e artit dhe e industrisë së tij do të trajtojnë tema të ndryshme.
Festivali po ashtu ka segmentin e fuqizimit të gruas në biznes dhe promovimin e vlerave të komunitetit rom, ashkali e egjiptian. Në kuadër të ngjarjeve anësore, gratë biznismene do të prezantojnë produktet e tyre, kurse gratë e komunitetit rom, ashkali e egjiptian do të demonstrojnë si si i prodhojnë disa produkte.
Fushë Kosova, e njohur si qendër degëzimesh të hekurudhave drejt jugut, veriut, lindjes e perëndimit, është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Komuna e Fushë Kosovës është formuar në vitin 1989. Qyteti Fushë Kosova ndodhet përafërsisht 8 km në jug-perëndim të qendrës së kryeqytetit, Prishtinës.
/Shqiptarja.com